Fshehtësi ka deti

Kultura

Fshehtësi ka deti

Nga: Vjollca Aliu Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:50
Vjollca Aliu

FSHEHTËSI KA DETI

Brenda njelmësisë së detit
Ka dhe ëmbëlsi
Ku derdhen buzëqeshje të panumërta
Përzier me lumturi.

Sa e sa kujtime mbesin
Shkruar në rërë rrëzë detit
Kujtime e romanca dashurie
Fshehur në "guacën e mbretit".

Nën kuvertat e anijeve lundrimtare
Lidhen mendime e zemra
Shkruhen histori dashurie
Komponohen melodi pa emëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat