Rrofsh sa rrezja

Kultura

Rrofsh sa rrezja

Nga: Neki Lulaj Më: 16 mars 2021 Në ora: 21:50
Neki Lulaj

Rrofsh sa rrezja o Bacë Haziri Laha!

Bash sa  kreshta  me rrasa guri!

Zëri yt përplaset lugjeve të ashpra

N´gur t’Sokolit për ty valon flamuri.

Rrofsh sa stralli, o krushk Nëntori!

Në sofrën atdhetare te Vlorës legjendare.

Ty kurrë  historia thinjën s’ta nxorri

Pipat shaljanë  nxjerrin  lulëkuqe pranverake.

Në faqet e lavdisë shtjerrkan shkronjëarta

E n`Sheshin e Vlorës shndrrit krah Boletinit

Bacë, për ty po  tjerrim kujtimet e largëta.

Nga ajo botë nga  ti e marrim kungimin

Pusho mes klekave të Bellës si zjarri në prushnajë

Ti Hazir Laha, o krushku që nderove Dardaninë

Ne raftin e mendjes shaljanët të mbajnë.

N`prehërin e gurit të Sokolit jeton përjetësinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat