Malisheva e Prizrenit si nocion gjeografik, historik dhe arkeologjik!

Kultura

Malisheva e Prizrenit si nocion gjeografik, historik dhe arkeologjik!

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:11
Adem Bytyçi

Sipas një Legjende, Malisheva është mjedisi i botës dhe thesari i kulturës materiale dhe shpirtërore i shqiptarëve!

Nuk ka si mos të këtë rëndësi të veçantë për t'u hulumtuar ky vendbanim i lasht Iliro Dardan , akoma ky vendbanim dhe vendbanimet për rreth nuk janë hulumtuar sa duhet për ta konstatuar lashtësinë e tyre dhe mënyrën dikur të jetës së banorëve në këto vendbanime!

Toponomastika dhe pozita gjeografike e këtyre vendbanimeve është tipike iliro‐Dardane, që tregon se në këtë vendbanim kishte shqiptarë shumë më herët se invazioni Romak dhe Sllavo Turk!

Dëshmi e lashtësisë se vendbanimeve për rreth Malishevës janë disa kisha dhe varre Ilire në fshatin Kërvsari, të cilat akoma nuk janë gjurmuar Arkeologjikisht në përmasat e duhura...

Pra, gjatë eksplorimit të gjeografisë së Malishevës nga ekspert të fushave të ndryshme do të zbulohen mrekullira të rëndësishme turistike historike dhe arkeologjike, të cilat kaq gjatë kanë fjetur në shtratin e historisë dhe kanë qenë të pa njohura për opinionin vendas dhe atë të jashtëm ndërkombëtar!

Emri Malishevë ka të bëjë me TAPONIMËN - MALI I SHËNJËT.

Në përudhën e vendosjes së fiseve Ilire në këtë pjesë të gjeografisë së Dardanisë, në këtë vendbanim ka patur pyje të dendura të cilat fiset e atëhershme ilire i kanë shfrytëzuar kryeseshit si burim kryesore ekzistence...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat