Ty, o trim lirie....

Kultura

Ty, o trim lirie....

Nga: Zymer Mehani Më: 20 mars 2021 Në ora: 10:01
Zymer Mehani

1.

Sa të paska hije

Ty, o trim arbëror

Gjaku në kraharor!

Barrikadë

N'shtëpinë atërore

Nise luftën për fitore

Janë bërë bashkë

Qyqe dhe korba

Granatojnë me gjyle, topa

Por, ti trim,

Me këngë në gojë

Vatrës iu bëre mburojë

Në UÇK në rresht i pari

Të pat thirrë Adem Jashari

2.

Ti je lukëkuqe

Je dhe trëndafil

Mes yllësive ndrin

Yll i qiellit tim

Në flakë lufte u fute

S'u stepe, s'u druajte

Pranë shkëmbit, burimit

Me peshë të betimit

Me flamur në gji

Ti re për liri...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat