A ka vdekur në mënyrë natyrale apo është helmuar Gjergj Kastrioti?

Kultura

A ka vdekur në mënyrë natyrale apo është helmuar Gjergj Kastrioti?

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 20 mars 2021 Në ora: 12:27
Gjergj Kastrioti (1405 – 1468)

Nga ajo që kam lexuar dhe gjetur në dokumente historike,është shumë e mundshme që Gjergj Kastrioti të mos ketë vdekur nga vdekja natyrale, por ai mund te jetë helmuar dhe pas kësaj i përshkruar nga ethet vdes.

Mund të jetë helmuar për shkak të pozitës së tij si një personalitet mbikohor jo vetëm që i kishte dhënë Zoti me talente,guxim,urtësi e vizion të qartë ,por edhe për shkak se fama dhe autoriteti i tij rritej gjithnjë e më shumë, gjithashtu edhe admirimi ndaj tij ishte i madh sidomos nga disa princa e mbretër që ai kishte bashkëpunim të ngushtë, por disa vende,princa e mbretër tjetër e shihnin këtë si me zili e inat dhe nuk donin që një vend i vogël si Arbëria në krye me Gjergj Kastriotin e madh të merrte primatin e udhëheqjes së Aleancës europiane kundër pushtuesit otoman.

Poashtu ka patur edhe interesa të princëve e mbretërve të tjerë që kishin marrëveshje tregtare me Perandorinë otomane të asaj kohe dhe për të mos i prish këto lidhje tregtare,ose për të ruajtur pozitat e tyre strategjike të ekonomise dhe tregtisë, atëherë është e mundur që për ta hequr këtë pengesë kanë mundur ta helmonin Gjergj Kastriotin e madh.

Sidoqoftë mbesim për të hulumtuar më shumë dokumente historike, letërkëmbime etj, që na ofrojnë tek kjo çështje ,prandaj kjo i mbetet studiuesve tani dhe në të ardhmen që të ndriçohet edhe kjo pjesë, e që do të kishte impakt të rëndësishëm për të kuptuar se pse ai vdiq aq shpejtë dhe tjetra po të ishte gjallë si do të ishte sot pozita e Ilirsë dhe vetë popujve të kontinentit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat