Dhe ne kishim planetin tonë

Kultura

Dhe ne kishim planetin tonë

Nga: Teuta Sadiku Më: 21 mars 2021 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Quhej Tokë e prej andej shihnim Hënën

ëndërronim të luanim me të si top

I thurnim vargje ,I këndonim dhe këngë.

Rrinim me orë të tëra me telekomandë në dorë.

ndrronim kanalet televizive nga divani në sallon

shihnim si e shkatërronim planetin me dorën tonë.

I vramë kafshët në Tokë, të gjalla i rropëm

me lëkurët e tyre bëmë këpucë, çanta e rrypa ore

Gunat për ne femrat ishin në modë.

Nuk e di si ja bëni për ujë në Hënë

ne kishim burimet, detet oqeanet, lumenj të tërë.

I helmuam ,i ndotëm, sa uji nuk pihej më.

E di, ju shëtisni me anije kozmike në Hënë

dhe ne lëviznim me makina diellore në Tokë

emra kafshësh të zhdukura u vumë për nofkë.

Ah, po për akull vallë gjetët, apo e bëtë

ne i shkrimë të gjitha akullnajat një e nga një

me copat e tyre krijuam distancimin shoqëror.

Teksa luftë bëhej në ndonjë vend

veç kremit shkumë, copa akulli hidhnim në kafe

e kafja na mbeti në dorë si gjëja më e shenjtë.

Mos harroni ju kemi lënë Arkën e Noes

farën e çdo gjallesa të planetit Tokë

trashëgimnia jonë ,dhuratë për ju në Hënë.

Kujdesuni për planetin Hënë.

Mos bëni të njëjtat gabime që ne tokësorët bëmë.

Kur t'u jepet mundësia, vizitojeni planetin Tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat