Kujtime nga formimi i klasës së lirisë

Kultura

Kujtime nga formimi i klasës së lirisë

Nga: Ramiz Spahiu Më: 22 mars 2021 Në ora: 13:43
Ramiz Spahiu

Qe nga thyerja e policisë serbe në përpallje me UÇK-në, me 26.11.1997 në Rezallë të Re dhe vrasjes se mësuesit Halit Geci, në shkollën qe sot e mban emrin e tij në Llaushë, mësimi nëpër shkollat e komunës se Skenderajt mbahej me vështirësi te mëdha. Policia e shtoi brutalitetin ndaj qytetareve e veçanërisht ndaj arsimtarëve dhe rinisë shkollore. Kështu edhe gjendja e përgjithshme e sigurisë përkeqësohej çdo ditë e më shumë, prandaj edhe mësimi zhvillohej me pengesa e vështirësi te shumta, për t’u ndërpre tërësisht pas ngjarjeve të Qirezit dhe Likoshanit (28.02.1998).

Gjatë pranverës dhe verës ’98 pati ofensiva të mëdha e si pasoj lëvizje të popullatës, vrasje, djegie dhe shkatërrime të papara. Mësimi tashmë i ndërprerë pati mundësi te filloi vetëm gjate kohës se misionit vëzhgues te OSBE-së (nga gjysma e nëntorit ’98 e deri në tërheqjen e misionit nga Kosova,19.03.1999). Gjate kësaj kohe për herë të parë pas shumë vitesh, u lejua për nxënësit shqiptar lokali i shkollës se mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj. Në ndërrimin e parë mbanin mësim nxënësit e gjimnazit, në te dytin ata te shkollës teknike. Ndërsa nxënësit e paraleles se ndarë ne Runik gjatë kësaj kohe vijonin mësimin ne lokalin e shkollës fillore “Migjeni” në Kllodernicë, zonë qe kontrollohej nga UÇK-ja.

Ajet Beqiri, tani epror i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës (komandant për moral ne Batalionin e III –të ,te Brigadës 112), ishte kujdestar i klasës III (tretë) elektro - kompjuter. Ne mesin e nxënëseve të klasës, tani mungonte Alban Ahmeti, i cili kishte renë dëshmor në ofensivën e 25 Korrikut ‘98 ne mbrojtje te Radishevës. Albani tashmë ju kishte bashkangjitur shokëve dëshmor në Klasën e Lirisë – përjetësisë: Besimit, Ajvazit e Avdullahut, dëshmorëve të parë nga shkolla jonë. Albani ishte i pari dëshmor nga klasa e profesorit Ajet.

* * *

S’isha mësuar ta shihja ashtu te zymtë tek dilte nga klasa. Mendoja, ç’t’i ketë ndodhur. Dhe, kur desha ta pyes, ai psherëtiu thellë dhe më tha: “Në ketë orë, Albani mungoi në klasë”, dhe s’mundi të flas më shumë. Kur u ulem në sallën e arsimtarëve, profesori Ajet vazhdoi dhimbshëm rrëfimin. “E lexuam me lot në sy hartimin “Liria është më e shtrenjtë së jeta”, në të cilin Albani e pati marr notën pesë”. “Liria donë dëshmorë, … dëshmorët nuk duhet qarë, … ata duhet përkujtuar me respekt dhe krenari, … amanetin e tyre me se miri e plotësojmë me punë, mësim dhe sjellje te mirë”, shkruante pos tjerash aty.

Lirisë, jemi te gatshëm ti japim edhe dëshmorë tjerë, thanë njëzëri nxënësit e klasës se profesorit Ajet. Artoni dhe Faiku, si një duet harmonik, buzëqeshur pohuan me kokë.

“Ne lirinë qe është nisë me ardhë, te gjithë kemi hise”, foli profesori kujdestar. Edhe ne mësimdhënësit e kemi hisen tonë. Prandaj duhet të japim kontributin tonë. Por, ne që nuk ngurronim te bëhemi dëshmor te shkollës shqipe, aq me pak ngurrojmë te bëhemi dëshmor te lirisë, u tha nxënësve të tij, profesori Ajet.

* * *

Pastaj ofensivat vazhduan. Dhe, për te ardhur liria u desh qe dëshmorin Alban Ahmeti ta shoqërojnë në altarin e lirisë edhe shokët e klasës Arton Mula dhe Faik Draga. Por edhe kujdestari i klasës Ajet Beqiri bashkë me mësimdhënës dhe nxënës tjerë te shkollës. U desh te bëhen tridhjetë e tre nxënës dhe gjashtë mësimdhënës. Dhe, kështu u bë KLASA E LIRISË. Klasa ka edhe mësimdhënësit kujdestar. Ajo është pasuri edukative për shkollën tonë. Klasa e Lirisë është një shkollë e madhe edukative për ne dhe brezat qe do te vijnë.

(Marr nga libri “Klasa e Lirisë” , faqe 37)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat