Mallkuar qofshin ata që e shpërfillin gjuhën shqipe!

Kultura

Mallkuar qofshin ata që e shpërfillin gjuhën shqipe!

Nga: Fahri Xharra Më: 23 mars 2021 Në ora: 00:28
Fahri Xharra

Gjuha shqipe, sa e ëmbël dhe sa e vjetër!

Një popull që është i vjetër sa stalagmitet e shpellave tona ai meriton vëmendje ; bota është egoiste ,përndryshe gjuha duhet të mbrohet si trashëgimi botërore. E vetmja që i ka bërë ballë mijëvjeçarëve që kanë përpirë shumë gjuhë tjera : Shqiptarët flasin një nga më të vjetrat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qenë shoqet dhe motrat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s’fliten në ndonjëvënd të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenëgjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q’ështëm’ë e vjetërë nga ato, ësht’e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet.( Sami Frasheri )

“Fjalët e gjuhës shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjesërisht nga rrënja, gjenden edhe ne gjuhet e tjera, si ne greqishten e vjetër e greqishten e re, ne latinishte, ne gjuhet romane, gjermanishten e vjetër, te re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetër. Prapashtesa e nyjës shquese dhe fleksioni i saj me i zhvilluar se ne baskisht, islandishte, suedisht e danisht, nuk gjendet ne ndonjërën prej atyre gjuhëve te popujve qe kane ndikuar mbi shqipen. Përputhjet me sanskritishten dhe persishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori…”
Përndryshe, VonXylander ka kopjet origjinale te dokumenteve për moskuptimin e greqishtes se vjetër nga greqishtja e re, ai duke shkruar per përkthimin e Biblës nga greqishtja e vjetër ne te re, përmend pamundësinë e kuptimit te saj. Dhjata e Vjetër u përshtat më lehte ne gjuhen shqipe edhe nga shqipja u përkthye ne greqishten e re. ((“Gjuha e Albaneve ose Shqipetareve” shkruar nga gjuhetarianetar i AkademiseMbreterore Suedeze te Shkencave dhe njëkohësisht Gjeneral-major, bavareziJosephRittervonXylander, ne vitin 1835. )

“ Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar.” AlbanischeTexte mit Glossar. Leipzig: S. Hirzel. AbhandlungenderKöniglichenSächsischen Akademie derWissenschaften 15.3.) – 1895.)

Tani mund ta besojmë historinë e gjuhës shqipe në lidhje me ilirishten, duke e vendosur atë në aspektin indoevropian, në kuadër të grupit veriperëndimor. Kjo deklaratë e bërë nga albanologu amerikan, EricHamp, në kuadër të konferencës së organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, është shoqëruar për herë të parë dhe me etimologjinë e disa fjalëve krahasuese.( Albanologu amerikan i Harvardit në 2008-ën: Tani e besojmë ilirishten )
… “Imagjinoni: Danimarka, një vend që në tërësinë e vet numëron më pak banorë se Chicagoja, i ka dhënë shqipes dhe rolit të saj të pakrahasueshëm në familjen indo-europiane nëntë gjuhëtarë të kalibrit ndërkombëtar”. Hamp i quan të nëntë- “GreatDanes”, duke nisur me RasmusRask-un, zbuluesin e vërtetë të ligjit të Grimit, që ky i fundit vetëm se e publikoi para Raskut danez. U tërheq vëmendjen gjuhëtarëve historikë shqiptarë që “gjithnjë i referohen Pedersenit duke e cituar gabim sikur të kish thënë se kishte dy dhe jo tre laterale (bashkëtingëllore anësore) në indoeuropianishte…kam frikë se nuk e lexojnë Pedersenin në origjinal…thjesht i referohen njëri pas tjetrit gabimit që ka bërë i pari i atyre që e kanë cituar…”- shton pastaj. “Po nuk dua të bëj listën me emra…s’ka rëndësi”- thotë pastaj.

Pastaj nis e lidh logjikisht tezën e tij duke sjellë shembuj nga fjalë të mbledhura në 80 fshatrat arvanitas të Beotisë, ku ka bërë ekspedita gjuhësore në vitet 50-60. Mban mend e përmend çdonjërin fshat, bashkë me moshat dhe karakteristikat e folësve që ka intervistuar…me një shqiptim perfekt të të folmeve, e me një keqardhje prej ati që humb bijtë e vet, madje edhe më shumë, kur thotë…”Në vitet 50-60 ishin 570 ngulime të shqipes në Greqi…I kam numëruar një nga një…veç nuk pata kohë fizike të regjistroja më shumë se 80 ngulime”…dhe fytyra i pritet e duket pezmi i tij i thellë… “tani thuajse kanë vdekur të gjithë…folësit që intervistova unë ishin në të gjashtëdhjetat. Duhet të kenë vdekur, megjithëse prapë mund të gjenden folës të mbijetuar.” Politika i intereson pak. Se si e pse janë zhdukur kaq ‘me nxitim’ arvanitasit e Greqisë, se ç ‘rol kanë politikat greke në këtë, nuk është puna e tij…Veç gjuha i intereson…ajo e gjalla. Dhe lehtësisht, sikur t’i referohej rrugës që bën çdo mëngjes nga shtrati tek tavolina e punës, vizaton në ajër me gisht hartat e udhëve nga fshati në fshat në ndjekje të fjalës shqip, prej shkrepave të malësive greke, malazeze, atyre dalmate, serbe, kosovare e maqedonase, duke mbyllur rrethin brenda Ballkanit. Po kështu bën me fshatrat e tjerë të shqipes arbëreshe në Itali, i vizaton në ajër, duke shmangur male e lumenj që i kanë zënë dikur rrugën, por që i ka shmangur, sepse përtej e priste fjala.( Profesor EricHamp )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat