Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e aktorit Luran Ahmeti

Kultura

Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e aktorit Luran Ahmeti

Më: 25 mars 2021 Në ora: 22:52
Luran Ahmeti

Teatri Kombëtar i Kosovës i shpreh ngushëllime familjes Ahmeti, miqve, kolegëve si dhe gjithë komunitetit artistik, për vdekjen e aktorit Luran Ahmeti.

Në njoftimin e publikuar nga Teatri në rrjetin social Facebook thuhet se Luran Ahmeti, ishte nga ëndërruesit e mëdhenj të teatrit dhe filmit, krijues i cili me kontributin e tij profesional, la gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare dhe më gjerë.

“Kontributi i tij në zhvillimin e artit teatror, rolet e shumta të luajtura në skenat e teatrit, rolet e tij të shumta në seriale brenda dhe jashtë vendit, portretizimi i roleve të shumta në filma përkrah yjeve botërore, do të na bëjnë të ndihemi krenarë përherë.

Përulemi para punës dhe veprës tënde. I përhershëm kujtimi për ty!”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat