Nikadinasit pretendojnë se xhamia e tyre i ka 500 vjet

Kultura

Nikadinasit pretendojnë se xhamia e tyre i ka 500 vjet

Më: 28 mars 2021 Në ora: 22:22
Januz Mustafi

Januz Mustafi 24 marsin e këtij viti, u gëzua tejmase.

Kjo pasi, ky banor i Ferizajt, organizoi përurimin e renovimit të xhamisë 500-vjeçare të fshatit Nikadin.

I njëjti, si taksist me zanat që është, e kishte parë xhaminë e vjetër të rrënuar, andaj mori iniciativë për ta rinovuar.

Bashkë me një banor të fshatit, tashmë të ndjerë, Ibush Berisha, nisën iniciativën nga viti 2010, për ta përfunduar këtë të mërkurë.

Pa ndihmën e ndonjë institucioni fetar e shtetëror, iniciatori thotë se u mblodhën diku rreth 20 mijë euro para e material, duke tentuar t’ia ruajnë edhe disa elemente origjinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat