Në punishte 

Kultura

Në punishte 

Nga: Neki Lulaj Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:11
Neki Lulaj

Neki Lulaj

Në punishten që më jep kaq mundime   

Jam bërë si robot klasik dhe magjik  

I komanduar,  i lodhur  gjer në rraskapitje  

Pa e pasur për be asnjë ditë pushim 

 

Edhe flokët më pikojnë djersë   

Nga puna e rëndë dhe mundimi 

Këmbët e duar janë si thekra në erë 

Apo si thupra shelgu mbi valë Drini.

 

Në largësi kam mall sa pesha e tokës 

Me vështirësi po i bluaj vite mërgimi 

Flatrohem në qiell si krahët e shqiponjës

 Ballë shtërngatave nuk ndalet fluturimi. 

 

Shpesh retë qytetin e marrin në gji 

Do të doja të bëhëm edhe unë mjegull

 Në vendlindjen e dashur të gjej qetësi 

 E të bëhem si zogu që ndal në një tjegull

 

Ditët rrëshqasin si harku mbi tela violine 

Si bora e marsit bie butë mbi çati  

Kur erdha këtu kisha vrulle rinie

E po kthehem i moshuar i thinjur me nostalgji. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat