Poezia me mesazh e Ramadan Ademajt

Kultura

Poezia me mesazh e Ramadan Ademajt

Nga: Mr. Skënder R. Hoxha Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:39
Kopertina e librit

Lexues të nderuar ju njoftojmë se sapo doli nga shtypi libri me poezi i krijuesit leshanas Ramadan Ademaj, me titull “MOS MA VRITNI SHPRESËN”. Poezitë e kësaj përmbledhjeje poetike, tematikisht, janë të sistemuara në katër qerthuj:

Atdheu mbi të gjitha; Dardania ime e dashur; Kujtimet ia fala erës dhe Sëmundjet e kohës. Po thuaj se në të gjitha poezitë e këtij libri, i cili është i treti me radhë i këtij autori, dominon nota e atdhedashurisë, mërgimit, dashuria dhe respekti ndaj prindërve etj., të cilat kanë mesazhet e veta të pashmangshme.

Libri niset pe poezinë simbolike “Unë leshanashi”, ku poeti në asnjë çast nuk e harron vendlindjen e tij, Leshanin e komunës së Pejës, por nga mërgimi vargëzon për të, duke shpërfaqur dashurinë që ka ndaj vendlindjes, mallin për të, mallin për leshanasit me të cilët u rrit dhe veproi, nostalgjinë për prindërit, etj dhe përfundon me disa sentenca – vargje metaforike me domethënie të thella, si: “Mos m’i vritni ëdrrat”, “Mos eja në kurbet”, “Mos ma vritni shpresën” “Mos m’i shaj shkrimtarët’, “Mos e mallko dashurinë” etj. që i rendit në kopertinën e mbramë të këtij libri.

Vlen të theksohet se poeti Ramadan, pas dy përmbledhjeve poetike të botuara më herët, në librin poetik “Mos ma vritni shpresën”, para lexuasve del më i pjekur, vjen me vargun më të gdhendur, më të pasur me figura stilistike, çka dëshmojnë se Ramadani vërtet e do pozinë dhe në të shpreh brendinë e shpirtit poetik që është edhe premtuese për universin e tij poetik, por edhe për letërsinë shqipe përgjithësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat