“Perandor” i vogël - një skicë portret për humanistin Flamur Hoxha

Kultura

“Perandor” i vogël - një skicë portret për humanistin Flamur Hoxha

Nga: Mehmet Elezi Më: 5 prill 2021 Në ora: 15:15
Mehmet Elezi

1.

Zhan D’Ormesô *) kallëzon:

Hipur në skelë, Ticiani pikturon në qiellzanë. I bie peneli. Çarli i Pestë (Charles Quint, 1500-1558), Perandor i Perandorisë së Shenjtë, përkulet, ngre penelin, ia zgjat Mjeshtrit. “Mund të bëj princa e dukë sa të dua, thotë, po kush do të ma kthente një Tician, po të rrëzohej duke zbritur nga shkalla?».

2.

Në Shqipërinë tonë të dashur arti është pa gojë. Dhe shteti pa veshë, ka vetëm veshë pushteti. Kush shkruan Libra, s’ka lekë; kush ka lekë, s’lexon një libër. Pesëqind vjet pas Çarlit të Pestë.

Ndonjë përjashtim?

Flamur Hoxhën s’e kam takuar kurrë.

Njeri i biznesit, nuk gjindet në listat e më të pasurve.

S’ka sponsorizuar një libër.

S’ka sponsorizuar dhjetë libra.

Ka sponsorizuar dhjetëra libra.

30 numra të revistës Illz.

Disa libra për Hafzi Nelën. Dhe për të tjerë shkrimtarë të pushkatuar.

Disa botime që ndriçojnë historinë kombëtare.

Shumë libra me pasuri folklorike, etnografike, toponomastike.

Veprimtari për njerëze të letrave, jo më pak të kushtueshme se librat.

Dhe mban profil të ulët, s’ndihet!

3.

Anipse një botë larg fuqisë së Çarit të Pestë, Flamur Hoxha është një perandor i vogël. Në perandorinë e madhe të Librit. Me vullnetin hyjnor me e ngritë penën, me ia dhanë në dorë atij që Zoti i ka falë dhuntinë me e përdorë.

Në Shqipërinë tonë të zvogëluar?

E vetmja Ngjarje!

---------

*) Në librin “Dhe unë vazhdoj të jetoj” (Jean D’Ormesson, «Et moi, je vis toujours», Gallimard, 2018).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat