Desha

Kultura

Desha

Nga: Dibran Demaku Më: 6 prill 2021 Në ora: 00:10
Dibran Demaku

Desha të të fshijë lotin në qepallë
desha të të zgjoj në zemër një mall
për ëndrrat e bukura të kohës rinore
mbyllur thellë në zemër dhe në memorie...

Kush e bëri tradhëtinë

unë nuk di
ti nuk di
ai nuk di
ne nuk dimë
ju nuk dini
ata nuk dinë
kush e bëri tradhëtinë?!...

E bukura ngashnjen shpirtin

dashuria ka një emër
s'është veç unazë gishti
zemra rrah për zemër
e bukura ngashnjen shpirtin...

Miku

miku me kujton kohen e shkuar
kur per nje fjale te hante nate e zeze
ishim te rinj - te padjallezuar
endrren per liri e mbanim ndeze...

Pike loti

zeri yt jehone
i nisur nga larg
ne kete nate te vone
pike loti ne varg...

KURRË

kurrë mos thuaj kurrë
kurrë mos thuaj qysh
burri që është burrë
nuk merr kurrë mësysh

kurrë mos thuaj kurrë
kurrë mos thuaj mos
burri që është burrë
nuk shitet për kos

kurrë mos thuaj kurrë
kurrë mos thuaj ndal
burri që është burrë
lidhet veç për fjalë

kurrë mos thuaj kurrë
kurrë mos thuaj kur
burri që është burrë
qëndron gur në mur...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat