Për pak më vrau rakia e rrushit dhe pizia erotike e Hojdodoles

Kultura

Për pak më vrau rakia e rrushit dhe pizia erotike e Hojdodoles

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:26
Kalosh Ҫeliku

Sot me siguri në dorë

më ka marrë Xhadia

Po. Nuk e di çfarë dite jemi, Sot:

Jave. Muaji. Viti. Apo, shekulli?!

Cili sistem: komunist. Apo, politik?!

Përderisa, rrugëve Shkupit i çmendur

E kërkoj Ditën. Edhe, Natën e Madhe.

Po. Vërtetë, nuk e di. Është, Ditë

Apo, Natë: Me Zogkeqin, mbi Ҫati...

Nuk ke të drejtë “patriot”

partiak edhe Sot “kuqezi”

Nateditë, kërkon drejtësi. Dhe, Liri

Po, ajo nuk merret në rolin e argatit.

Lypës partiak, vite te “Ura e Gurit”

Partizanë, partiak. Hero “kuqezi”.

Liria, kërkon burra tjerë mejdani

Që, as Ditën. As Natën, si zë gjumi.

Ditën, i ke këmbëkryq: te Katundi.

Nuk ke të drejtë, Sot: ngresh zërin

“Kuqezi”, te Pragu të ka zënë gjumi...

Thesi i kanapit Sot si Dje

nuk arnohet me arna

Kalemxhi katundi, Dje. Dhe, Sot

Ende, nuk dolët burra përmejdani:

Përpiqeni shkrimet, arnoni me arna.

Po, e keni kot. Letërsia, egërsohet:

Poezia. Proza. Dhe, librat Ujqër.

Nuk janë, Sot: Thasë kanapi

Nuk, arnohen si Dje, me arna..

Përderisa shi i madh

bie mbi Qershi

Përdrisa, shi i madh bie mbi Qershi

Unë, rrokem fytas me Natën:

Zogkeqin. Që, më këndon mbi Ҫati.

Edhe, i shkrep vargjet në poezi.

Babai, Zogkeqin e përzente me pushkë

Unë Sot, në vend pushkës: shkrep poezi...

BURRI TRI GRAVE

Në jetë, i pata Tri Gra Engjuj

Njëra më printe para Rrugës:

E, Dy të tjerat mbanin përkrahu.

Gji më dhanë me Dy shtama verë:

Ringjallën nga Zonja Vdekje në Korçë.

Pasmesnate, në Përrua. “Qafë-Thanë”.

Gji më dhanë: Dy shtama verë. Poezi…

Pasmesnate ika në Prishtinë

dhe u njoha me Lady Di

Gjatë, Manifestimit Kulturor pas lufte (1999)

I them mikut tim besnik F. C. (Organizatorit):

Sonte, nuk do të flej gjumë në Kaçanik.

Stërgjyshi, ku nëntë sahat u therë me thika

Po, do ikë në Prishtinë. Studime. Jetë, Nate.

Miku, im: F. C. Në rregull, më thotë: Kujdes

E, ke të rezervuar Hotelin, mik në Kaçanik.

I përgjigjem: Sonte, dalë kaçak në Prishtinë

Jetë Nate. Nëntë sahat, të therem me thika!

I hip Gjokut pullali. E shaloj Rrugës Grykës

Kaçanikut, ku Stërgjyshi bëri Luftë me thika.

Ikë, në Prishtinë. Jetë, studentore. Nate:

I përgëzoj, Gratë e mia besnike, në Prishtinë.

E, kaloj NatëMadhen, në Prishtinë. Kryeqytet

Ditën, e Nesërme me Poetin Gani Xhafolli:

Edhe, Dita me Diell më gjen në “Milenium”.

Dy Cuca, herët rrinë në tavolinë. Përkarshi.

Njëra, çohet, dhe i thotë Gani Xhafollit:

Gani mos thuaj, se: ky është Kalosh Ҫeliku?!

Po. Përgjigjet, G. Xh: është, Kalosh Ҫeliku

Mirë, Gani! Qe, sa kohë të lutem! Njohtosh:

Me Kalosh Ҫelikun! Librin, “Loja e Syve?!

Erdhi, Dita: po të njohtoj me Kalosh Ҫelikun

Është Ujku i maleve. Dhiareve Ҫelvjollcës.

Që, pasmesnate zbret nga Malet. E, Ditën:

I Hanë, Cucat azgane. Dhe, poezitë erotike...

Zogu në dorë

Herët, në mëngjes. Shtrat pa lindë Dielli

Në katin e poshtëm. Perdhesë. Shtëpisë:

Pas sulmit në tru, nga Qeni kojshive

E gjeta djalin e vogël pa shenja jete?!

Shpejtë e thirra ndihmën e shpejtë

Dhe, me tezgere e dërguam në spital.

Një muaj nateditë pa kokë në spital

Muaj tjerë meTerapi fizikale në “Kozle”.

Probleme pandemie. Shëndeti. Jete

Koronavirusi, “armik” ende i pabesë.

Pas një muaj doli nga Toksiologjia

Në gjendje të palëvizshme. Sakat.

E mora në shtëpi. Përkujdesje rehatie

Një muaj plot, lyerje me marmaladë:

Qershafë, duke larë përditë. Pelena.

Pasmesnate, sa herë hyja në dhomë

Djali më priste me dorën lartë:

Sonte, babi e kam rrokur një zog!

Përpak, desh u çmenda. Shpërtheja:

Magar, nuk ke rrokur një zog

Po, e ke rrokur një rrum muti:

Pse, nuk e ke rrokur një pulë?!

E shpëtuam nga vdekja. Zogu në dorë...

Partitë politike më të rrezikshme

se Koronavirusi politik

Amani! Nesër, mos thuani për Mua

Se: Iku, nga Koronavirusi. “Armik”.

I padukshëm. Vdekjeprurës. Ushtri

Se: U trembë. Nuk pati vargje lufte.

Sot, të dali në dyluftim me Penë

Aspak, nuk është e vërtetë politike.

Nëse, kam ikur nga kjo botë tinzare

Kam ikur nga Partitë politike. Miqtë.

Më të rrezikshëm, se: Koronavirusi...

Edhe shpëtova Veten nga Gratë

dhe Poezitë Erotike

Edhe, shpëtova Veten nga Gratë Besnike:

Poezia, Erotike. Kishin qenë xheloze.

Përpak, desh më vranë te “Parku i Grave”

Thanë: Ti, na ke tredhtuar, o burrë

Me, ato Gratë e tua Besnike. Partinë.

Vështirë, e pata me Gratë besnike

Edhe, me Poezinë. Gruan xheloze...

(Përpak më vrau Rakia e rrushit

dhe pizia erotike e Hojdodoles)

Rakia e rrushit. Pizia. Dy shtama verë

Përpak, më vranë në Kohë Pandemie.

Gra Besnike, me të cilat e kaloja Natën

Ditën, te “Parku i Grave”, në Shkup.

Hojdodolja, grua xheloze me pizi

Edhe, pse: Unë, i dhash shpirt. Letërsi.

Shkaku, Grave të mia besnike. Poezi

U ndërsye pas meje si Poet shqiptar.

Edhe, përpak më vranë. Varrosën:

Siç, e thotë Noli Madh: “arratisur

Sakatosur. As, i gjallë. As, i varrosur”.

Përpak më vranë Gratë e mia besnike

Rakia e rrushit. Pizia. Dhe, Hojdodolja...

Herët në mëngjes

Ditën marr Grua

Gjithë Natën me Errësirën

Pa drita. Pa raki rrushi. Verë.

Vetëm me Ditën. Errësirë

Nuk më lente rehat Rrugaçja.

Herët, në mëmgjes doli Drita

Rrugaçen do ta marr për Grua!

Shkaku, se: Erdhi në Errësirë

Lindi Dita. Dhe, bënte Dritë:

Xixëllojë Nate, në Errësirë.

Iku me Hënën e plotë. Mal

E, më la me Ëndrrën, Diellin.

Dy shtamat me verë të Mikes Di

Dhe, rakinë e rrushit në Errësirë...

Poezitë mia mes varreve

Sot i lexojnë të vdekurit

Poezitë e mia mes varreve

Rrëzë Ҁuke. Majë Lisave:

Sot, i lexojnë të vdekurit.

Shkaku, se: të gjallët

Nuk dinë shkrim-lexim...

Kalosh Ҁeliku nuk ikë

nga Shkupi Historik

Edhe, pas gjithë presioneve politike

Që, të ikë nga Shkupi Historik:

E dogjët, natën banesën në “Ҁair”

“Xhipin” para dritareve mesnate.

Shtëpinë e Gruas, në “Serovë”

Helmimeve. Presioneve Ҁarshisë.

Kotë e keni dudumë “harami”! Sot:

Kalosh Ҁeliku, s’është Hojdodolja.

Nuk ikë. Jo, nga Shkupi Historik...

(Nga Libri me poezi: BURRI TRI GRAVE, që

së shpejti pritet të dalë në dritë...)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat