"Qysh kem e qysh u bëmë"!

Kultura

"Qysh kem e qysh u bëmë"!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 8 prill 2021 Në ora: 15:57
Zejnullah Jakupi

E përgëzoj ekipin redaksional të humorit, për regjinë, skenarin dhe përmbajtjen dhe natyrisht personazhin kryesor, shtyllën e misionit Sevdai Radogoshin - Qumilin. Ky format i konceptuar si humor është natyrisht jo vetëm humor. Unë do ta quaja si një zhanër gazetaresk të përzier me tone humori dhe me një kritikë finese të shtjelluar përmes nuancave të humorit.

Një zhanër i tillë është shumë i mirë pasi që përmes tij, jo vetëm se argëtohet publiku, shikuesi, por edhe prezantohet kultura jonë e lashtë, vendet e shenjta, muzetë, urat, hanet, odat, objektet fetare, zakonet e lashta, të cilat tregohen pa ngarkesa, me pak tekst, me mesazhe të forta dhe jo asosh emisione zhurmuese ku nuk mund të koncentrohesh për ta përcjellur deri në fund emisionin, aty ku na paraqitet gazetari i panjohur, me skenar të dobët dhe pa karar.

Por jo, baca Qumil është ndryshe. Ai është mishërim i kulturës sonë, fjalë pak por fjalë me domethënie. Nuk bëhet i mërzitshëm, siç bëhen reporterët e emisioneve të kronikave të tilla. Ky emision tregon se televizioni duron shumë pak tekst, prandaj ky na mëson se si duhet të gërshetohen teksti dhe pamja(video), në atë mënyrë, ku përmes saj të themi gjëra, të cilat nuk mund t´i tregojë video-ja. Emisioni na del i bukur, i kapshëm për secilin, e veçmas për gjeneratat më të vjetra, ato mbi 40 e tutje, sepse ky emision në epiqendër ka personazhin, e ka legjendën e humorit, bacin Qumil, emitatorin e mbi 40 roleve. Ky konceptim i këtij emisioni është edhe reflektim.

Baca Qumil sikur e ka kuptuar, madje e thotë; kjo botë qenka ´dollap e dollap´ ´sot je e nesër nuk je´. Ashtu siç ishin dy kolegët e tij, Leci dhe Cima, të cilët tani prehen në botën e përjetshme - nuk janë më në mes nesh. O Zot, shpirti ju bëftë dritë atyre në parajsë, se gjithë jetën na kanë mbajtur gjallë me humor. Nuk thuhet pa shkas; vaji i burrit qenka kënga dhe humori.

Edhe baca Qumil e ndien, e nuhat shpejtësinë e kalimit të kohës. Ah koha, qenka zaten enigma e vargjeve të poetëve, sa vargje shkruan e sa vuajnë për të, por akrepin e orës, hapat e kohës nuk ndalen dot. Baca Qumil sikur na thotë; kuptoje dhe vlerësoje tënden. Në fjalët e tilla ne e kuptojmë amanetin e fjalës me peshë. Edhe ne e duam jetën, duam ta gëzojmë jetën, duam të punojmë përditë për të lënë gjurmë, për të treguar se çfarë populli jemi, sa i lashtë e sa bujar e fisnik. Por baca Qumil nuk harron as të na thumbojë me kritikë, kur na sheh keq, të përçarë, kur nuk e duam njëri-tjetrin. Ai i thotë në sy, i ka shpallur luftë të keqes, ngritët me porosi kundër hajnisë dhe prapambeturisë. Mesazhi i tij është ta duam dhe ta ruajmë traditën e ngjizur në vargje, në anekdota e zakone, në gëzime dhe hare, në qëndresë prej guri e në fortesa kulle, me fjalë ari e me peshë burri.

Ky emision kthen vëmendjen edhe të shtetit ndaj kulturës dhe traditës tonë që ta ruajmë atë dhe ta kultivojmë tutje.

Ky format, natyrisht, nuk duhet të kufizohet vetëm në Gjakovë, por të shtrihet në gjithë Kosovën dhe më tej në trojet tona, sepse kështu përmes tij tregohen, qendrat e kulturës dhe artit, traditat e zakonet e lashta të popullit tonë, të cila, ne, kjo gjeneratë jonë, sikur as gjenerata e re, nuk po di t´i tregojë, t´i çmojë sa duhet. Duhet ta dijme se kultura është shpirti i një populli. Kultura është gjuha jonë, është ajri që ne thithim deri në gërhamën e fundit, mbi këtë tokë e mbi këtë Dhe ku jem le...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat