Legjenda e serisë “Only Fools and Horses” kritikon komeditë moderne

Kultura

Legjenda e serisë “Only Fools and Horses” kritikon komeditë moderne

Më: 8 prill 2021 Në ora: 19:20
John Challis

Legjenda e serisë komike “Only Fools and Horses”, John Challis, i ka kritikuar komeditë moderne, duke i cilësuar ato si “cinike” dhe pa fije humori.

Aktori 78-vjeçar, që e ka luajtur rolin e shitësit të veturave Boycie në komedinë ikonike të BBC-së, ka thënë se i rikujton ditët e komedive klasike si “Fawlty Towers” – dhe ka pranuar se e ka vështirë të gjejë humor në seritë e reja.

“Jam rritur në një kohë tjetër të komedisë, të cilën e kam dashur. Të gjitha ato seri, si “Fawlty Towers” dhe “Dad's Army”…tërë mënyra e krijimit të personazheve është e mrekullueshme”, ka thënë ai për gazetën britanike “The Mirror”.

“Disa seri moderne kanë ide shumë të mira, por thjesht nuk dinë t’i zbatojnë. Të gjitha më duken paksa cinike dhe të vetëkënaqura.

Ylli ka folur gjithashtu edhe për pikëllimin e tij që seria “Benidorm” – në të cilën e ka luajtur rolin e Monty Staines – kishte ndaluar transmetimin.

Në shkurt Johyn kishte treguar se pritej që në fund të “Only Fools And Horses” milioneri Del Boy ta festonte pensionimin në Nag's Head. John ka shpjeguar se “episodi i fundit” supozohej ta shënonte 30-vjetorin e serisë komike. Por, skenaristi i serisë, John Sullivan, vdiq në prill të 2011-s para se ta përfundonte skenarin.

“Only Fools And Horses” filloi transmetimin më 1981 dhe pati shtatë sezone, po ashtu edhe 16 pjesë të posaçme për Krishtlindje deri më 2003. Thuhet se episodi i 30-vjetorit do të ishte i fundit.

Del Boy (i portretizuar nga David Jason) dhe vëllai i tij Rodney Trotter (Nicholas Lyndhurst) u bënë milionerë në serial pasi e gjejnë një kuletë e cila shitet për 6.2 milionë në një ankand.

Dhe ndonëse shumë vjet pas publikimit të serisë, është raportuar se në fund të vitit të kaluar David, 80-vjeçar, supozohet se ka fituar 1 milion funte në vit. Në dy vjetët e fundit thuhet se ylli i televizionit kishte fituar 2.3 milionë funte falë punës së tij të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat