Në Koshare

Kultura

Në Koshare

Nga: Valbona R.Hadri Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:08
Fitush Kukaj dhe Burim Graiqevci

Ah ky prill seç më kujton

Ringjall dhembje e nostalgji

Lutje të nënave drejtuar qiellit

T''i kthejnë djemtë në shtèpi.

Atdheu im e përcolli

'99-tën me trishtim

Lotët e nënave u shndërruan

Margaritarë shprese në Dardani.

Në mëngjesin e 9 prillit

Në Koshare rrezet ndrijnë

Në betejën e Skyfteravedy lulëkuqe me shkëlqim.


Burim.Graiqevci dhe Fitush Kukaj dy djem shtatlartë plot hijeshi, lakmi në sy për çdo njeri, me trimëri dhe burrëri.

Eh, sa mirë këta djem vepruan

edhe nënat i gëzuan.

Lum për bijtë që i dhanë atdheut

Me heroizmin e Skenderbeut.

Shpirti i tyre u bë dritë.

Për atdhe thotë nënë Bukuria,

kanë dhēnë jetēn djalëria.

Për të mos vdekur kurrë.

Valojnë shqipe në Flamur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat