Ministri Çeku shpreh ngushëllime për vdekjen e instrumentistit Shaqir Hoti

Kultura

Ministri Çeku shpreh ngushëllime për vdekjen e instrumentistit Shaqir Hoti

Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:13
Hajrullah Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas vdekjes së instrumentistit Shaqir Hoti.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ministri i shpreh ngushëllime familjes duke shtuar se i tërë komuniteti muzikor i Kosovës ndajnë dhimbjen me ta në këto kohëra të vështira.

Tutje ai shton se Kosova ka humbur njërin prej njerëzve më të urtë dhe më të dashur i cili me kapacitetin e tij profesional, intelektual e njerëzor kultivoi një pjesë tejet të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërorë dhe ishte forcë e bashkimit të të gjitha fushave të tjera kulturore – veçanërisht të kulturës sonë muzikore.

Ndryshe, Shaqir Hoti ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare.

Postimi i plotë i ministrit Hajrullah Çeku pa ndërhyrje:

“Ndërroi jetë Baca Shaqë!

Sot kultura kosovare humbi njërin prej margaritarëve të vet kulturorë, trashëgimorë e njerëzorë.

Kosova humbi njërin prej njerëzve më të urtë dhe më të dashur i cili me kapacitetin e tij profesional, intelektual e njerezor kultivoi një pjesë tejet të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpritërore dhe ishte forcë e bashkimit të të gjitha fushave të tjera kulturore – veçanerisht të kulturës sonë muzikore.

Kosovës dhe të gjitha sferave të saj kulturore do t’i mungojë personaliteti, urtësia, profesionalizmi, inovacioni, kreativiteti dhe kultura e veçantë shprehëse e Bacës Shaqë.

Ministria e Kulturës dhe i tërë komuniteti muzikor i Kosovës ndajnë dhimbjen me familjen e z. Hoti në këto kohëra të vështira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat