Çlirimtarit

Kultura

Çlirimtarit

Nga: Havë Rexhaj Shabanaj Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:51
Havë Rexhaj Shabanaj

Kur dëgjoj atë këngë t’bilbilit

Bashkë me qyqet në atë rrem

Zëri i tyre ç`më trishton 

Loti im rrjedh si ai lumë

 

Malli im për dëshmorët

Është dhe malli i shpirtit tim

Bashkë me këngën e bilbilit 

Dhe me lotin sikur lumë

 

Bashkë me zërin e trishtë të qyqes

Vajtoj dëshmorët një nga një

Vajtoj nuset e çlirimtareve 

Që kanë mbetë si qyqet n‘rrem

 

Bashkë me fëmijët e tyre jetim

Pa përkrahje, pa baba

Kur dëgjoj atë këngë t’bilbilit

Ç`mall dhe dhembje malli kam

 

Shumë po ndihna e mërzitur

Për tre dajt e mi dëshmorë

 

Sa herë dëgjoj atë këngë t’bilbilit

I thërras ata me rendë

Mentor, Menderes dhe Menhend

Sa mall kam,o plagë e mall.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat