Çfarë jemi dhe sillemi përse jemi mu kështu?

Kultura

Çfarë jemi dhe sillemi përse jemi mu kështu?

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 11 prill 2021 Në ora: 16:47
Ruzhdi Peçani

Njeriu është kultura dhe komunikimi.Patjetër me njerëz të tjerë. Çdo përpjekje që të identifikojmë dikend, është pasqyra e vetë njeriut, gjesteve ,fjalëve dhe shprehjeve. Thuase,se ne vet jemi ata që kemi masën e vlerësimit për çdo njeri, pamjes së jashtme dhe përsonalitetit. Kështu,ndieshmëria dhe mendimi që kemi,kur është edhe negative,na shpie jashtë vetes duke zgjeruar potencën e përjetimit e vendosjes për të vlerësuar dikë qoftë në kontekstin pozitiv apo negativ. Dhe për këtë ne lexojmë, shiqojmë, komunikojmë dhe në këtë mënyrë ne tregojmë veten tonë.Tregojmë ndërgjegjën, karakterin,kulturën tonë të sjelljes dhe komunikimit.

Disa nga njerzit e bëjnë këtë duke dalë jashtë interesit përsonal,po dhe një numër njerëzish e bëjnë jo vetëm nga egoizmi,ata që për përsonalitetin e dikujt mveshin etiketime,epitete denigrimi shpërfaqin sindromin negativ, me inate dhe që shkon më largë me aversion të skajshëm,por kur është edhe i ndikuar dhe që vjen nga faktorë të jashtëm shpërfaqet edhe me animozitet. Në këtë kontekst ata përsona duhët ndalur dhe shtrojnë pyetje vetes: Përse jemi mu kështu,çfarë jemi dhe sillemi?

Në kohën e fundit,që nga zgjedhja e Qeverisë së Kosovës,zgjedhjes së Presidentes,do jenë bërë sulme nga më të ndryshmet drejt Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani – Sadriu. Sulme këto,të themi edhe përgojime,duke drejtuar dhe mveshur epitete që shkonin jashtë iracionales,dhe atë nga politikan deputet dhe lider partie,të gjitha këto me qëllim denigrimi.

Ajo, çfarë do bënte deputetja e PDK Ganimete Musliu,duke u marrë dhe shtruar pyetjen drejt vajzës së kryeministrit,të merrej me një fëmi në seancën e Kuvendit,jo se ishte vetëm skandaloze po dhe një apsurd në vete. Deputetja me sjelljet e saja ,tregon se ishte në një gjendje frustrimi i derivuar ne aversion dhe anamneza e kësaj tregon se ky sindrom tek kjo është i kahersahëm që i ka kaluar edhe në animozitet. Në këtë akt shëmtie do ndodhë,nga foltorja e Parlamentit,kanë dëshirë t'i thonë “Tempulli i demokracisë”do shpreh racizëm,shprehje denigrimi ndaj një fëmie i cili nuk e ka nënen shqiptare,dhe sipas paragjykimit të saje të smurë,nga babai shqiptar po “nuk flet shqip në shtëpi”.Dhe po kjo deputete nonshalante dhe një puritane,mu para foltorës shprehe krenarinë dhe falenderon votuesit se e bënë për herë të pestë deputete.Këtu nuk mungoi edhe deputeti Abelard Tahiri.

Në ditën e zgjedhjes së Kryeministrit Albin Kurti, u.d i Kryetarit të PDK z.Enver Hoxhaj pas tkurrjes që pësuan,fjalia e tijë e parë tregon për një atavizëm që tani duhët ta vazhdoj me një aversion ndaj kandidatit për kryeministër,jo se nuk vlerësoj ekspozenë, ngase si opozitar duhej ta bënte po do shkoj aqë largë me provokimet.

Se çfarë do bejë Kryeministri në ardhje: çfarë me demarkacionin me Malin e Zi, Dialogun me Serbinë,Marrëveshtjen për Bashkësinë e Komunave serbe,politikën e jashtme pra heqjen e moratoriumit për njohje dhe integrimet në institucionet ndërkombëtare dhe shumë tjera. Po me të njejtin avaz,si për kryeministrin,do vazhdoj me epitete ndaj pretendentes për Presidente znj.Vjosa Osmani – Sadriu,se na qenka një përçarese,person jo unifikues dhe se PDK nuk ka votë për të. Mendoj se nuk është ky idntiteti i tijë, por duhët të jetë i ndikuar nga faktorë të jashtëm.

Rasti më eklatant dhe tejet i shëmtuar,sëfundi,erdhi nga një deputet tjetër i PDK,nga Ardian Kastrati i shprehur me bulizëm,kjo tejet e turpshme nga një deputet dhe profesor universiteti,që me plotë të drejtë kishte reagime dhe kërkesa për suspendim nga Univeristeti i Prishtinës.Kujtojmë se ky “profesor nami”,me rastin e aderimit të tijë në PDK ishte pritur me një pompozitet “…se kemi nderin të jetë në mesin tonë,ngase prof.Kastrati ka se çka ti jep partisë”- dhe ky do i epte, dhe i “shtoj vlerë” Partisë! Dhe së fundi,zhvillimit të luftës speciale,që po bëhet ndaj Presidentës me dezinformime u spikat edhe deputeti Memli Krasniqi pas një heshtjeje, që ishte goditur nga humbja drastike që pësoi PDK.

Sulme të kësaj natyre të shëmtuar,ndaj Kryeministrit,nuk do jenë mangu edhe nga publicistët si Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala,publicist pa etikë apo dhe këta të dirigjuar.I pari,që bënë telallin e Edi Ramës do atakoj Kryeministrin Kurti pse ky nuk do pranonte nga Shqipëria vaksinat kineze! Berat Buzhala ka hatërmbetje për vendosjen e Kryeministrit në një shtëpi “luksoze”,ky nuk do të di po është bërë kjo për arsye sigurie të Kryeministrit.

Tani çka i bënë bënë të veçant këta? Përse nuk kuptojnë të tjerët,apo nuk duan? Përse janë kaq xheloz dhe të gërditshëm për opinionin e gjerë? Përse janë aqë të këqinjë,të prishur,hakmarrës apo nuk kanë aftësi të kuptojnë…. Ndoshta nuk posedojnë aftësi dhe kulturë profesionale që të ofrohen dhe të bëjnë krtikë ndryshe, apo ne nuk i kuptojmë.

Ashtu si trupi i njeriut gjithnjë tenton të ruaj balancin fizik,ashtu edhe truri gjithënjë bënë përpjekje të ruaj ekuilibrin mental.Dhe në një moment kur truri nuk mund të ruaj këtë ekuilibër,apo kur ndikimet e jashtme i tejkalojnë aftësitë tek përsoni,që të sillet konform situatës së krijuar,padyshim vije gjerë te një krizë psiqike. Mund të jetë valide kjo,dhe ne t'i kuptojmë përse sillen kështu dhe janë të veçant.Por kjo nuk justifikohet,ngase kemi të bëjmë me një fushatë speciale e paramenduar mirë që bëhet drejtuar Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës. Dhe kjo nuk do përfundoj.

Po mirë tu japim kurajo,po deshën,tu themi se kriza që i ka kapluar nuk është sëmundje,është vetëm një ç'ekulibrim kohëshkurtër.Opozita po nuk do bëjë zgjidhje me kujdes,tensionet do rriten me shenja anksioze të frikës dhe ndjesisë se çfarë do bëhet me zgjedhjet lokale në vjeshtë.Të vetëdijshëm se në këso gjendje paraqiten edhe ndryshime tjera në sjelljet: Simptomet e rënjes së atësive inetelektuale, rritje edhe më e madhe në komunikim që do ju vështërsoj edhe punën në parlament.Të jesh në krizë njeriu shpesh është i “luhatur nga themeli”dhe patjetër i duhët ndihma e atyre që i ka përreth.Kjo në veçanti po pati krizë identiteti,si ndjesi e pasigurisë të marrjes së vendimeve në të kaluaren,brengosja per të ardhmen dhe ndjesia e frustrimit të përditshëm.

Një politikan pas humbjes në zgjedhje, nga zhgënjimi,kishte shkruar vjerrshën:

RRUGËTIMI

i verbër jam, Shiqoj,por nuk shofë asgjë Mendoj, po nuk di gjë. Rruga më duket e gjatë. Nuk di,pse po eci? Nuk mbaj mend fillimin dhe nuk ia di fundin… Të tjerët po ecin dhe më largohen. Dhe sa të tjerët më largohen, ndiej se hapat më rëndohen.

Partitë politike në Kosovë, sikur nuk arritën të reformoheshin përgjatë kësaj kohe plurale.Dhe opozita e tanishme do jetë agresive ngase kanë edhe probleme të brendshe dhe qarje,kjo në veçanti pas rënjes drastike që pësuan.Rënja apo efekti “nga kali në gomar”vështirë tejkalohet – te partitë e pareformouara dhe kjo prodhon frustrim brenda partisë.Partitë politike në Kosovë nuk arritën të kalojnë adoleshencën.

Lidhja Demokratike e Kosovës,me zgjedhjen e lidershipit të ri më 14 mars,sikur identifikoj gjendjen se duhët ndryshuar.Këtë e tregoi me marrjen pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes – duke i thënë Jo opstrukcionit! Kjo jep shpresë se kjo parti do filloj reformimin.Urojmë se do e bëjnë me sukses.

Sipas asaj që ”fshati që shifet nuk do kallauz”,tregon se në këtë legjistraturë punët nuk do shkojnë dhe aqë mirë.Pozita do mund të ketë përballë një opozitë mjaft agresive,me këtë fillim edhe të frustruar nga rënjet që pësuan në zgjedhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat