Kënga për artistin

Kultura

Kënga për artistin

Nga: Izet Abdyli Më: 12 prill 2021 Në ora: 10:10
Shaqir Hoti

Kjo pranverë po na i merr të mirët

po i këputë si lulet në degë

bacës Shaqë ia ndali këngën

sall në kujtime do të na mbesë

kur të na merr malli për ty

do ta marr çiftelinë në mur

edhe fyellin e bariut

e një këngë për ty do të thurë

gjakë pikofshin gishtat e mi

zëri fyellit lè të bëhet gurrë

për artistin zemerbardhë

kënga të mos ndalet kurrë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat