A është muzika vetëm art...?

Kultura

A është muzika vetëm art...?

Nga: Agim Vuniqi Më: 13 prill 2021 Në ora: 07:29
Agim Vuniqi

Hitleri më 1929 kishte themeluar Lidhjen e kulturës gjermane (gjermanisht: Kampfbund für Deutsche Kultur)., E cila ishte menduar për të luftuar kundër tendencave moderniste (abstraksionizmit, dhe shumë izmave tjere), por edhe kundër ndikimeve amerikane kulturore, të tilla si jazz..., njejtë si Kosova dhe trojet e banuara me shqiptarë ka përjetuar vandalizmin më të madh kulturor që njeh kultura shqiptare, kanë qenë të ndaluara të gjitha këngët e kënduara nga kompozitori dhe atdhetari Jusuf Gervalla.

Kanë qenë të ndaluar edhe shumë shkrimtarë dhe poet popullor sikurse që ishte Fishta ne kohen e regjimeve komunste. A nuk ishte vepra e tij poetike...? Apo sa fëmijë dhe të rinjë janë dënuar nëse në veturat e tyre dëgjoheshin këngë në kaseta të stilit Nolian: "Nëno mos ke frikë se ke djemtë në Amerikë...

Kishte artist dhe këngëtarë jugo-serbë të cilët dëgjoheshin, edhepse ndër ta artist që i shërbyen dhe propagandonin diktatorin fashist Millosheviqin dhe ishin ishin edhe perkrahesit e tij më të medhenjë, njëri ndër ta ishte Gorman Bregoviq dhe “ Bjello Dugme”, i cili u nderua me çelsin e Tiranës nga ish majori i Turanës, tash kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe tash të thuhet kjo eshte vetëm muzikë..!!!

Pse pra atëherë në Shqipëri është djegur literatura e “Xhaxhit” Enver, dhe të mos mbrohet nga promovuesit e tillë kulturor: të thuhet është vetëm letërsi, apo pse nuk lëshohen në radio këngët e preferuara që lavdëronin regjimin e Enverit... e çfarë kënge është “kallash”... dhe si lindi ajo... ky eshte nënqmimi më i madhë që ju bë kulturës dhe intelegjencës shqiptare...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat