Revolucionari i pensionuar

Kultura

Revolucionari i pensionuar

Nga: Xhevdet Bajraj Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:29
Xhevdet Bajraj

E sheh atë peshkatarin

revolucionarin pensionist

që kur i ka hapur sytë

në këtë botë

gjënë e parë që ka parë ka qenë gomari

Çdo mëngjes shkon me grep në lumë

kthehet në shtëpi çdo natë

kurrë asgjë nuk arrin të peshkojë

por ai është i lumtur

sepse asnjëherë nuk shikon prapa

ka frikë mos e sheh veten

o gjurmët që i ka lënë

mbi kufomat e shokëve të vet

"Kafe me nënën", Sh. B. Armagedoni, 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat