Ndenja me piktorin

Kultura

Ndenja me piktorin

Nga: Fatmir Lohja Më: 14 prill 2021 Në ora: 07:39
Fatmir Lohja

Një pasdite, si zakonisht, Coli me Lolin, hynë te klubi i lagjes. Nuk dukeshin në formë. Coli ankohej nga dhimbjet në kërbishte. Loli që i mërzitur se Rilindja ia ka qepur xhepat. Në këto momente të trishta hyri në lokal piktori i lagjes.

- Doli, -e njofton Coli Lolin.

- Si ?

- Ka hyrë në lokal piktori i lagjes .

- Nuk e duroj dot, se është llafazan i madh. Mos na e sill në tavolinë! -dhe u prish në fytyrë Loli.

-Ta lavderojmë ! Të mos e lëmë të vendosi kasetën elektorale në tavolinë! Jami i bindur edhe unë, se po nisi nuk pushon, dhe nuk na kalon më gjë poshtë. Më mbaj ison, se mbrëmë ka dalë në televizor ! -e njofoi Lolin. – Dihet se , kandidatët për deputet përpara zgjedhjeve e hapin thesin e parave dhe premtimeve. Pas zgjedhje, ata që fitojnë të shtypin me makina, ndërsa humbësit dalin e lypin, për të larë borxhet e shpenzimeve në fushatë.

Coli u ngrit menjëhere në këmbë. I doli si katalla piktorit përpara. E puthte dhe e qafonte , kundra tëra masava antiflamë.

Je i madh. Të kam parë mbrëmë në televizor. Si thotë shkodrani : “ Je zogkurve, por nuk kena punë me ndershmërinë e nanave!- dhe Coli , si i ndrojtur po priste reagimin.

Ma morët teken ,mor …. ! Me ju do të ulem në tavolinë! Pritmëni sa të takoj sovranin, që ndodhet në lokal! - dhe piktori i dha urdhër kamarierit per dy teke raki.

Shtoja edhe një grimcë djathë, se fushatë elektorale është, - i fut silurën Coli.

Edhe më thumbon, edhe me kërkon meze!?

Ne e dimë, se ti ke qejfë kur të gargas unë me Lolin, prandaj ulesh me ne në tavolinë, dhe jo me sovranin.

Çoi nga një dopi raki dhe nga një rracion djathë! – e urdhëroi piktori kamarirein duke qeshur me veten .

Piktori vazhdoi të grushtonte duart me klientët e pranishëm rastësisht. Colit me Lolit u erdhi shpirti në vend. Zverdhja në fytyra u tjetërsua në rozën e rilindasve . Nuk vonoi shumë, pranë tyre u ul edhe piktori. Porositi raki.

Mbrëmë ai miku yt deklaroi se t’i pin verë,- e nisi Coli.

Vera nuk pihet me djathë, -ia kthen piktori.

U habita mbrëmë kur mora vesh se pike verë! Ne na ke thënë se nuk e përdor alkoolin, - futet Loli ndërmjet.

Kur e do puna edhe e përdor.

Kujdes me veren kinse nisi këshillat Coli. – Eshtë e rrezikshme. Të moçmit tregojnë se kur miza piu; birrë,kur u ngop ,u largua me ndjenja erotike ; verë ,pa u ngopur, u ankua për dhimbje koke; raki, pas lezetit, ju drejtua të pranishme” Kush është më i forti këtu, ta zhdëp në dru!?”

Piktori qeshte me ze të lartë. Dy kulimat qendronin në gadishmëri, për ta zgjatur ndënjen.

Je i madh! - nisi lavderimet Coli.- Gazetarët të kërkonin llogari se çfarë keni bërë për këtë popull, për tetë vite në pushtet, ndërsa ti, me madhështi, u bishtnoje duke folur për të ardhmen. Ku të ka shkuar mendja për këtë taktikë mbrojtëse!

Politika ështe zgjuarsi, - i vetkënaqur piktori kërkoi të ndizte manjetofonin e propogandës elektorale .

Për mua më e zgjuar është, - e ndërpreu Loli piktorin ,- se për tetë vite tëra përgjegjësite për mosrealimet , ua lini në shpinë opozites. Kjo është fantazi artisti!

Ju e dini më mire se unë shprehjen: “ se faji u bë qyrk dhe nuk e veshi askush! - qeshi me zgjuarsinë e tij piktori.

Me Skenderbeun në krye, nuk ka fitore që nuk arrihet,- deklaroi Coli, pasi shkundi gotën.

Shumë e saktë, -e miratoi piktori, në një kohë porositi kamarierin edhe për tre dopio raki.

Si larg më duket,- dhe Loli piu një gllënke raki, për t’u përqendruar.- Para tre viteve, me madhështi, festuam 550 vjetorin e vdekjes të së ndjerit Skënderbe.

Ne politikanët jemi në sherbim të popullit: “ Çfarë thotë populli bën Rilindja!” Nuk e keni dëgjuar këtë slogan tonin?

E kemi të thadruar në kokë, - e miraton Coli.

Me duket se shqetësime të tjera ka pasur ky popull përpara pesë shekuj e gjysëm me sot, -e tjerrte Loli.

Këtu qendron madhështia e Skënderbeut të sotëm, - nuk ndejti Coli pa ndërhyrë.- Heroi Kombëtar luftonte me pallë në dorë me turqit, ndërsa i sotmi i bindi turqit të na ndërtojnë spital madhështor në Fier.

Zoti piktor! Cila vaksinë është më e mira?- i dha drejtim krejtë tjetër bisedës Loli.

Kinse po grindeshin dy humoristët jepnin idetë e tyre se cila vaksinë i bën më mirë kombit tonë. Nuk pushonin sarahoshët. Çfarë nuk dëgjoi prej gojes se tyre piktori i lagjes. Kur u bind, se nuk do ta linin të fliste, u porositi dhe nga një dopio raki, duke u marrë leje ,se nuk kishte kohë të qendronte më me ata. Elektorati po e priste me padurim , për të degjuar demagogjinë e rrallës .

Hë! A u merzite?- e pyet Coli Lolin, pas ikjes së piktorit.

Pak.

E pse?

Të jeshë i bindur, se për këtë fushatë elektorale, nuk na bie më asnjë pikë raki në goja, nga piktori i lagjes,- dhe Loli qeshte më të madhe, sa tërhoqi vemendjen e klientëve.

O marrok! Janë njëqindënjëzetekatër kandidat, që kërkojnë votën vetëm në lagjen tonë. Po të na e shtrojnë si ky, që u largua, nuk kam besim se unë e ti do t’i përballojmë,- konstatoi Coli, pasi u mendua bukurmirë.

“ Jeta ështe e bukur. Sa të rrosh do të dëgjosh, do të shikosh dhe do të mesosh” – ka thënë i moçmi.- Nuk më kishte shkuar në mendje, se ende do të mësoja nga miku im mirë. Sot kam perfituar shumë nga ju zoti Col.

E çfarë mësova ,të marrtë e mira? Po më lavderon mua, për të ma hequr një teke? Nuk shkon edhe të mësoj ,dhe të paguaj!

Po ta pija teken e paguar nga ti, të jesh i bindur se do të më vije në gjumë, pa parë asnjë ëndër me politikë. Pas porosisë nga një teke, do të vazhdoj të shprehem!- ia la në shpine porosinë Loli Colit, i cili e bëri menjeherë.

Pak po të duket? Kandidatin për deputet lavderoje në maksimum, pa asnjë emocion. Pija rakinë me tan lezet. Mos e lër të flasë, se iken vetë, pa të injektuar dhimbjen e kresë. Na i sill në tavolinë !Tani , që ia morëm dorën , të premtoj, se me pak sforcim , do t’i përballojmë kandidatët një e nga një,- i premton Loli shokut.

Pse e thekson një e nga një?

Po qenë ata më shumë se ti e unë në tavoline, na vënë përpara, se janë të rrahur me vaj ,edhe uthull. Vetëm janë pak të mefshët, si në studiot e kanaleve televizive.Kamarier na i sill edhe dy teke,se këtij mikut tim nuk i mbushet mendja!

Të gëzuar, por pak vonë ,arritën në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat