Nëse të harroj ty, Shqipëri?!

Kultura

Nëse të harroj ty, Shqipëri?!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:28
Xhelal Hoxha

Nëse e harroj, Shqipërinë?
mos qofsha fare në jetë!
Harrofsha emërin tim;
Gjakun,dashurinë e lirinë
Qofsha i humbur gjithmonë në jetë!
Më humbtë apsolut fara e fisi im!

Nëse të harroi ty, Shqipëri?
Idealin tim shpirtëror e jetësor...
mos paça kurrë lumturi!
Qofsha gjithmonë i vetmuar,
E mbetsha përherë i shëmtuar!

"Më thënshin gjithmonë emrin tradhtar!"
Gjatë jetës time, më shkoftë jeta i verbuar
dhe përfundofsha keq në varr!

Në vendin tim të mirë e të lirë!
"Nuk do ta meritoja të më thani,
në fund të jetës time, as lamtumirë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat