Ali Daci në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Kultura

Ali Daci në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Nga: Ramiz Lushaj Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:23
Ramiz Lushaj

Z. Ali DACI i Rrozhajës - kryeredaktor i "Gazeta e Alpeve" për Malin e Zi e Sanxhak, ka dy javë i shtruem në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Të hanen, më 12 prill 2021, kreu operacion për gurë në tamth, por më thonë se "ende gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë: ndodhet në shërbim intensiv, ka infeksion në plagën e operuar, i japin gjak ne kushte spitalore për shkak të gjakderdhjes, ka temperaturë, etj. ".

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, Shteti i Kosovës, Ambasada e Shqipërisë dhe e Malit të Zi në Prishtinë, Shteti i Malit të Zi, përveç interesimit të pritshëm të shumanshëm, përveç diagnostifikimit të saktë (ndaj çdo të keqeje kriminale te mundshme për shkak të aktivitetit të tij për çështjen shqiptare, gjuhën shqipe, të Drejtat e Njeriut, etj..!), mirëpresim dhe shërimin e plotë të  Ali Dacit - gazetarit, poetit, studiuesit, veprimtarit politik e shoqëror, mësuesit të shkollës shqipe të Rrozhajës,

Ali DACI është publicist, analist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, nga Rrozhaja në Malin e Zi; Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Mali i Zi e Sanxhak; Drejtor i Manifestimit Tradicional Kulturor PanShqiptar “Ora e Maleve” (XII) në Rrozhajë; Nënkryetar i Shoqatës Kombëtare “Kosova për Sanxhakun”; “Qytetar Nderi” i Pejës në Kosovë; nënkryetar i të pares parti shqiptare-LDSH në Malin e Zi; i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me Urdhrin e lartë “Naim Frashëri të Artë”; autor me libra poetik, studimor e publicistik si monografia “Shtigjet e Përgjakura”, vëllim me poezi “Shtigjeve të rinisë”, etj., i nderuar dhe me disa ëmime (ndër)kombëtare,

Ne po presim reagimet shtetërore e qytetare për çështjen e Ali Dacit!

Ne po presim diagnostikimet e shëimin e plotë e të shpejtë të Ali Dacit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat