Shkarkimet

Kultura

Shkarkimet

Nga: Sevdail Hyseni Më: 17 prill 2021 Në ora: 09:19

Lugina po zhvishet

Nga kompetencat komunale,

Për të mbetur thjesht

Një bashkësi lokale !

 

Shkarkimet kur vijnë

N’kohën pandemike,

Rëndojnë më shumë

Mbi baza etnike !

 

Shteti vesh e zhvesh

Figurat zgjedhore,

Për t’mos pas ndikim

N’organet shtetërore !

 

Më shumë ka autoritet

N’zyre t’vendit ofiqari,

Se sa me nder jush…

N’komunë kryetari !

 

S’na ka mbetur tjetër

N’këtë Luginë me vlerë,

Vetëm për të ngritur

”Kullë” rëre në erë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat