Eksodi biblik...

Kultura

Eksodi biblik...

Nga: Xhelal M.Hoxha Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:53
Xhelal M.Hoxha

Eksodi biblik e tiranik i fundshekullit njëzetë! 

Tragjedia popullore, eksodike, biblike, tiranike 

E kombëtare  e fundshekullit njëzetë,  

që e njohu dhe e pranoi e tërë bota reale,  

E shkaktuar nga pushtuesit  ynë, Serbosllavia,  

Dhe e tëra kjo ishte një realitet;           

 Dashtë Zoti që të mos përsëritët kurrë në jetë! …

 

Në fund të këtij mileniumit mijëvjeçar,
Na ndodhi çmenduria tiranike,  

apokaliptike jashtë frymës njerëzore;  

Të paparë e të padëgjuar, për një mendje normale,
por na ndodhi një realitet!

Ah, sa shumë ne Shqiptarët kishim vuajtje,  

skamje, përndjekje, burgosje,  

dhunime, vrasje, dëbime dhe një eksod biblik!  

Pa dëshirën tonë, por me një dhunë të paparë,  

 të padëgjuar ndonjëherë në kujtesën kolektive, 

 botërore dhe me shumë e shumë varre;
Kjo ishte golgota jonë për shumë jetë e mot...
Por jo, jo s'është koha më, që të vajtojmë e të derdhim
akoma më tej lot!...

Andaj ka kaluar, ecur, evoluar koha, situata…
Tani është kohë e punës ,e zhvillimit ekonomik
dhe e përparimit tonë MBARËKOMBËTARË,  

është koha për sot dhe për shumë mot...
Do të jemi akoma edhe më të fortë,
më të mirë, me fuqinë tonë që kemi, 

 të miqve tanë dhe fuqinë e të madhit Zot!

Në Kosovën tonë të pas luftës, janë bërë shumë punë, 

 por kemi mundur e mundemi, akoma edhe më shumë…
Ndonëse, po jetojmë me shpresën e besën,  

se do të bëhet ndoshta mbarë e mirë? 

Për Kosovë e për Shqiptari 

 Të jemi të bashkuar, e të jetojmë të lirë!  

"Koha do të jetë me virtyte dhe e vlerë,  

këtë po e thonë të gjithë;  

S’e do të punojmë gjithsesi në favorin tonë"...
Mirëpo gjithsesi,  ne duhet punuar, ndërtuar, 

 vepruar e nderuar mëmëdheun tonë të vjetër...

Na erdhi ashtu, siç lind dielli  pranveror,
për fatin tonë të përbashkët;
Na erdhi  agu, na lindi ditë e re;
Për gëzime, lumturi, mirëqenie, çlirim, gaz e hare!

Ne fituam së bashku me aleatët tanë: 

NATO-në, SHBA-në dhe Evropën, me Gjermaninë e Anglinë; 

 Me një përkushtim të madh e të sinqertë, që kishin për ne...
Falënderime sa tiketë jetë me njerëz… 

 Në tonën tokë-planet, por edhe në jetën e përtejme 

Të atyre që dhanë për tonin Atdhe!

Prandaj, me shumë mund, sakrificë e sublimitet,  

ishte e do të mbetët pafundësisht e përjetësisht 

 populli ynë bashkë, me të shenjtën dhe të shtrenjtën 

 luftën tonë, me UÇK-në që ishte fitorja jonë!...

Kujtesa botërore në të gjithë universin thoshte: 

 Ky është një gjenocid, dikush eksod biblik,  

Dikush tallej dhe injoronte atë;  

Dikush përmendte holokaustin,  

Ndërsa, disa të tjerë kujtonin kampet e përqendrimit!...

Kjo tragjedi POPULLORE ishte shumë e rëndë 

 E  fundshekullit njëzetë, kjo ishte një përmbytje kolektive; 

ishte një zezonë fundshekulli, për vdekje,apo jetë?!
Ishte një përmbledhje e rëndë, gur varrezash kombëtare
Na la vragë të pa shlyera n'historinë tonë njerëzore !...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat