“Turneu” i 900 kilometrave për kulturën

Kultura

“Turneu” i 900 kilometrave për kulturën

Më: 19 prill 2021 Në ora: 12:11
Gauthier Herrmann

Violonçelisti dhe producent i koncerteve klasike, Gauthier Herrmann, njoftoi se ka filluar rrugëtimin prej 900 kilometrash, nga rajoni parisien në Provence, për të mbrojtur rikthimin e spektakleve skenike.

“Nisja u bë në orën 10:00, që prej Montgeronit (Essonne), me respektimin e plotë të detyrimeve shëndetësore”, theksoi një zëdhënës i ndërmarrjes së quajtur “vrapoj për kulturën”.

Katër persona, mes të cilëve dhe një person me aftësi të kufizuara në biçikletë, morën pjesë në këtë nismë përkrah Herrmannit. Ata synojnë ta shoqërojnë gjatë gjithë udhëtimit të tij deri në Aix-en-Provence (Bouches-du-Rhône), paraparë për 13 ditë.

“Kjo sfidë është greva ime e urisë. Po e marr përsëri kontrollin mbi të ardhmen time; po rimarr lirinë për të lëvizur. Zgjedh të shkoj para duke mbështetur artistë në të gjithë Francën”, theksoi Herrmann.

Gara do të bëjë të mundur mbështetjen e projekteve kulturore dhe do të shoqërohet nga tri koncerte përgjatë rrugimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat