Molla e Kuqe

Kultura

Molla e Kuqe

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Molla e kuqe nuk është emër i ndonjë vendi konkret. Madje, disa ‘hulumtues’ kanë shkruar artikuj dhe

dalin në terren për ta gjetur Mollën e Kuqe, e cila, si emërtim për ndonjë vend të caktuar, nuk ekziston. Por, ‘hulumtimi’ vazhdon për ta gjetur diku në Serbi.

Që nga kohërat e lashta e deri te bota latine, simbolizmi i mollës së kuqe ka paraqitur bukurinë fizike dhe dëshirën për të vënë dorë  mbi të. Pastaj, në botën e krishterë molla e kuqe paraqitet si tundim apo dëshirë për të bërë diçka jo të mençur, të ndaluar dhe ky fryt u lidh me mëkatin.

Te otomanët molla e kuqe ka qenë synim ushtarak i përmbushjes së ambicieve politike për vënien e botës nën sundimin e tyre. Në një rast konkret mollë e kuqe ka qenë Kostandinopoja. Kur ky qytet kaloi në sundim otoman, u bë Stamboll dhe më nuk ishte mollë e kuqe.

Legjenda apo miti i mollës së kuqe është bartur edhe te shqiptarët dhe e ka pasur (ende e ka) kuptimin e vendosjes së kufirit në një vend që mund të jetë qytet, fshat, lumë, kodër etj. Nuk ekziston asnjë vend i emërtuar si Molla e Kuqe. Këtu është fjala për plotësimin e ambicies së vendosjes së kufirit diku ku dëshirohet e mendohet të jetë definitiv.

Pra, nuk kemi të bëjmë me trupin e ndonjë peme konkrete, e cila në pranverë çelë lule kurse në vjeshtë bënë molla të kuqe.

Është simbol për synimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat