Shqiponjat fluturojnë për Tropojë

Kultura

Shqiponjat fluturojnë për Tropojë

Nga: Agim Desku Më: 20 prill 2021 Në ora: 21:44
Agim Desku

Aty ku dielli fal lum rrezesh më shumë

Më shqiponjat fluturoj i lirë edhe unë

Udhën e krijojmë më këngë për të bukurën

Vashat u bënë çlirimtare të Kosharës

 

Zbresin edhe engjëjt nga yjet e ozonit

Bashkê për Tropojën ku fshehen legjendat

Fjalët bëhen vargu më i bukur i Lasgushit

Ëndrrat fare nuk ma pengojnë fluturimin

 

Ylberit shkëlqen sheshit të Tropojës

Piktorët më dashuri pikturojnë Valbonën

Shi bie vargut Lasgushian që e dua shumë

Lahuta e Malcisë m'i ngjallë heronjtë e lirisë

 

Fluturo Shqiponjë pas pesë shekujsh t'ferrit

Mos e ndal fluturimin deri ku dehen shqip

Deri atje ku bërtasin e thërrasin Shqipëri

Nëse të vdiset unë do të vdes vetëm për ty.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat