Tre vëllezërit në burg

Kultura

Tre vëllezërit në burg

Nga: Skënder Karaçica Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:18
Skënder Karaçica

Në një burg të kohës, kishin ardhur tre vllaznit për shkak të një problemi...Aty kishte të burgosur të tjerë. Njani prej tyne po i vetë tre burrat e burgosur.

- Prej nga jeni dhe pse keni ardhë në burg...? Ata filluan të tregojnë fill e për pe se prej nga janë dhe pse kanë ardhë në burg.I burgosuri nuk e la veç me kaq.

- Po ju kush jeni,-ua bani ketë pyetje tre burrave të burgosur. Ne jemi vllazni,-po i thonë ata të burgosurit.Në mes të heshtjes së burgut,ky që ua bani ketë pyetje nisi e po thotë:

- Lum shpija që ju paska...!

(Shënuar në Drenicë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat