Elbasanin e luleve, nuk e mban peng nakotrafiku!

Kultura

Elbasanin e luleve, nuk e mban peng nakotrafiku!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 22 prill 2021 Në ora: 09:06
Elbasani

Elbasani është qyteti i luleve, i dijes, qytetarisë dhe kulturës. Që në fillimet e demokracisë Elbasanin e kanë sulmuar “bandat e majta”, qe kulmuan ne vitin 1997, të cilat nuk kanë të bëjnë me qytetarinë elbasanase të djathtë dhe të majtë. Në vitin 1997 "grupe terroriste" të majta kanë terrorizuar qytetarët elbasanas që nuk e pranojnë dhunën dhe përdhunimin e një grupi të vogël njerëzish që kërkojnë të prishin qetësinë dhe rendin në Elbasan. Qytearët elbasanas të djathtë dhe të majtë që e duan qytetin përpiqen të ruajnë raporte të mira me njëri tjetrin!

Por me ardhjen e Rilindjes në Elbasan, qyteti luleve ka përjetuar dhunën dhe terrorin e bandave të narkotrafikut. Sajmir Tahiri me grupet e tija kanë krijuar shpesh probleme me aktivitetet e tyre te dyshimta në qytetin e luleve gjatë këtyre viteve të Rilindjes.

Së fundi, në këta zgjedhje grupe të "strukturuara kriminale" të drejtuara nga drejtuesi politik i Rilindjes Tualant Balla i Elbasanit po bëjnë cmosin të prishin balancat me anë të blerjes së votës me paratë e narkotrafikut.

Në fillim të fushatës  për zgjedhjet e 25 Prillit, mbështetësit e Rilindjes deshën të prishnin një takim elektoral të ish-deputetit Luciano Boci, por morën përgjigjen e merituar dhe u larguan me “bisht në shalë”.

Qytetarër elbasanas nuk e mbështesin dhunën e individëve të caktuar për të dhunuar votën në këtë qytet. Ata duan qetësi dhe votime të lira dhe as që i mendojnë "vrasjet dhe terrorin".

Në këtë kontekst opozita kërkon një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik. Por opozita do të vetëmbrohet nga individë që mbështesin terrorin dhe dhunën, blerjen e votes në Elbasan. Prandaj PD dhe opozita kanë ngritur një "Strukturë për Mbrojtjen e Votës në Elbasan". Vota është e shenjtë për qytetarët elbasans. Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Gazmend Bardhi deklaron për ngjarjen e ndodhur dje në qytetin e Elbasanit: “Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij (Exit News)”.

Në këta ditë deri më 25 Prill besoj se qytetarët elbasanas do të dinë të ruajnë qetësinë dhe të votojnë me votë të lirë për Ndryshimin. Largimi i Edi Ramës  dhe kryeminstri i ardhshëm Lulzim Basha do të sjellin qetësi, punë dhe stabilitet jo vetëm për demokratët por edhe të majtët në Elbasan, që do të shpëtojnë nga sundimi  narkotrafikut në këta 8 vite në qytetin e luleve. Nuk zhvillohet Elbasani me drogë dhe nga narkotafikantët!

Elbasanin do ta zhvillojë demokracia ekonomike dhe investimet serioze që sjellin punë dhe stabilitet për të gjithë qytetarët.

Përfaqësues të komunitetit europian dhe amasadorja amerikane Kim, bëjnë thirrje sot për qetësi në Elbasan. Edhe intelektualët e qytetit dhe komunitetet fetare duhet të punojnë për stabilitetin dhe qetësinë në këtë qytet të dijes, kulturës dhe luleve!

Të rinjtë elbasanas nuk e meritojnë Rilindjen narkotrafinate të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Qytetin e luleve mbas 25 Prillit, nuk nuk do ta  mbajë peng nakotrafiku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat