Flet “mjeshtri i madh”, Minella Kureta: Në vitin 1984 në Turqi me “Migjenin” thyem çdo parashikim

Kultura

Flet “mjeshtri i madh”, Minella Kureta: Në vitin 1984 në Turqi me “Migjenin” thyem çdo parashikim

Nga: Albert Z. Zholi Më: 23 prill 2021 Në ora: 09:17
Minella Kureta

Në këtë kohë Pandemie dashuria ime e parë është poezia

Jeta e tij është e lidhur me artin skenik por edhe me poezinë.  Ka me qindta aktivitete që ka drejtuar por ka po kaq poezi të botuara. Tashmë ai ka mbi 45 vjet që punon me artin duke qenë në sistemimin monist Përgjegjës i Kulturës në Rajonin nr. 3 dhe sot drejtues i dhjetëra aktiviteteve të ndryshme kulturore në Durrës, Përmet, Elbasan, Sarandë etj. Duke qenë gjithmonë në lëvizje ai se tregon moshën, por, për çdo moment është në skaje të ndryshme të atdheut por edhe jashtë për aktivitete të ndryshme. Për Minellën flet më shumë puna se fjala. Atë e gjen gjithmonë të qeshur dhe kur kalon vështirësi në realizimin e aktiviteteve të ndryshme.

Muaj Pandemie….Çdo të thotë për Minellën një kohë e tillë? Ju jeni mësuar vetëm me aktivitete sa as moshën nuk e njihni. Ka ndalur koha për Minellën?

Në fakt koha ka ndalur për aktivitete masive, por jo  në të gjitha aspektet. Më mungojnë qytetet e Shqipërisë, Kosovës. Malirt të Zi, Maqedonisë ku ne jepnim shfaqje çdo muaj. Po mbushën14 muaj që jeta jonë është tulatur. Skenat janë boshatisur. Qytetet duken të zbehta. Mungon ajo gjallëri  me valle, këngë, mbrëmje që i jepnin jetë gjithë Shqipërisë. Tashmë nuk ka as jetë nate. Të gjithë kanë një zbrazëti në shpirt. Rrallë takojmë dhe miqtë. Madje disa kanë ikur në përjetësi pa u derë. Na mungojnë provat, na mungojnë sazet dhe bisedat mes miqsh për aktivitetet. Jeta duket pa ritëm. Pa entuziazëm. Jetojmë në një kohë kur planifikimet kanë ikur nga jeta jonë.

Konkretisht me se merret tani Minella?

Sigurisht edhe në këtë situatë unë e kam rë mbushur jetën. Këta muaj jam marrë më së shumti me poezi. Pra për vite të tëra merresha me aktivitete dhe kisha lënë pas dore poezinë, tani erdhi ora të jem lar aktiviteteve dhe të lëvroj më shumë poezinë. Poezia më jep frymë, më lidh me një botë tjetër. Më lish me gjithë jetën time. Po mundohem të kap me penë të panjohurat e krijimtarisë sime, të panjohurat e jetës. Erdhi si padashur kjo kohë që unë të kujtohem seriozisht për dashurinë time të dytë poezinë. Dhe në këto muaj Pandemie ajo është kthyer si e dashuria e parë.

Në sistemin monist shkolla kishte shumë kërkesa. Kë ka pasur pedagog Minella në kursin e lartë për regjisor aktivitetesh masovike dhe çfarë kujtimesh ruan? Si rrugëtoi jeta juaj pas shkollës?

Shkolla e asaj kohe ishte e rrallë. Profesorë të shkëlqyer dhe kërkesë e lartë e llogarisë. Pedagogët e mi kanë qenë nga ajka e regjisurës dhe aktrimit shqiptar. Mund të përmend këtu Pjetër Gjokën dhe Sandër Prosin dy nga gjigandët e pedagogjisë regjisoriale të cilët kanë lënë emrin e tyre dhe pse kanë vite që janë ndarë nga jeta. Mënyra se si ata shpjegonin, mënyra se si ata silleshin me ne, më kanë lënë  të habitur. Kur e shihje në ekran Sandër Prosin dhe të nesërmen e shihja në mësim se besoja. Një gjigand në skenë një njeri i thjeshtë në mësimdhënie. Ishin njerëz me kulturë pasi kishin studiuar shumë. Shkolla e Stanislavskit që ata kishin mësuar përbënte dhe për ne bazamentin e dijeve.  Pas shkollës u caktova në Tiranë për të punuar me artin dhe pikërisht në Rajonin nr. 3. Ishte një vlerësim. Të punoje atëherë në Tiranë nuk ishte gjë e lehtë. Në Tiranë jeta kulturiore ishte shumë aktive. Plus institucioneve shtetërore të profilizuara ishin dhe ansamblet apo grupet amatore po aq profesionale. Atëherë Tirana gumëzhinte nga aktivitetet.

Sa intervista kam marrë me këngëtarë, regjisorë, aktorë, kompozitorë apo këngëtarë atë kohë kishte shumë aktivitete. Cilat ishin aktivitete më të rëndësishme e asaj periudhe?

Në sistemin monist duam s`duam e themi me plot gojën se jeta artistike ishte shumë e zhvilluar. Kishte disa aktivitete në ditë. Tirana ishte e gjallëruar nga aktivitetet në mbrëmje. Ishin aktivitete me rastin e 1 Majit ditës së klasës punëtore. Atë ditë aktivitetet nisnin me parakalimin para udhëheqjes dhe përfundonin në mesnatë. Kjo ditë përbënte pikën kulmore të aktiviteteve kulturore në Tiranë. Atëherë kërkesa e llogarisë ishte shumë e lart. S’kishte atëherë koncerte me nivel të ulët artistik. Diktatura mbetet diktaturë, arti mbetet art.

Gjatë asaj kohe, a keni dalë ndonjëherë jashtë shtetit me ansamble dhe çfarë mbani mend?

Janë shumë por unë do të veçoj dy. Në vitin 1982, shkuam në një aktivitet me grupet amatore në Ohër të Maqedonisë (atëherë ish Jugosllavia). Në atë Festival kishte grupe nga gjithë Ballkani. Grupi ynë artistik kishte marrë dhe disa nga këngëtarët profesionistë. Në atë Festival kush fitonte çmim të parë fitonte të drejtën e një udhëtimi në të gjithë shtetet e ish Jugosllavisë falas. Ne fituam vend të parë. Ishte një ditë e magjishme. Trupa jonë si me këngët popullore si me vallet, si me orkestrën ishte në një nivel shumë të lartë. Zumë pa diskutim vend të parë. Ishte një fitore e madhe për ne. Udhëheqja e kohës i vlerësonte shumë këto Festivale dhe koncerte jashtë atdheut.

Po udhëtimin e dytë ku e bëtë?

Në Turqi. Ishte një Festival mesdhetar. Ishte një festival shumë i madh pikërisht në vitin 1984. Shkuam me ansamblin “Migjeni”. Ajo që do të veçoj në shfaqjet tona ishte kënga e Fatma Zyberit. Kënga e magjishme “Nino”. Pra bënte fjalë për një të ri që kishte rënë në dashuri me një vajzë. Dhe pse mysliman të dy i përkisnin sekteve të ndryshme fetare. Nino shkon ushtar dhe e dashura e tij i shkruan se nuk mund të martoheshin pasi nuk donin prindërit. Këtë këngë e cila në Turqi ishte e harruar e dëgjuan drejtuesit e Festivalit  dhe e vunë si këngë të parë për hapjen e Festivalit. Kur e këndoi Fatma atë këngë amfitetari i hapur u trondit. Aq bukur e këndoi sa të gjithë menduan se Fatma ishte turke. E kthyen tre here. Entuziazëm i paparë. Dihet tashmë që kryetari i Bashkisë së qytetit i kërkoi Fatmës dorën për djalin e tij. Ku e dinte i shkreti se ç`bëhej në Shqipëri. Se besonin se si funksiononte në Shqipëri sistemi komunist.

Ju jeni aktivizuar rregullisht me ansamblin “Durrësi”. Çfarë aktivitetesh bëni me këtë ansambël?

Janë dy aktivitete shumë të rëndësishme që tashmë janë kthyer gati në një rit. E para është Festa e ullirit dhe e dyta Festa e Detit  në  datën 21 qershor. Këtë festë e organizojnë gjithë qytete e bregdetit Adrtaitiko-Jonian. Është një festë që qytetet e tjera të Italisë, Bosnjës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Greqisë kanë dekada që e festojnë. Pra është një festë e lidhjes Adriatiko-Jonian, për ditën e fillimit të turizmit masiv në zonat bregdetare.

 Po jeta artistike në Tiranë a duket më e vakët?

Mund të them se po. Tashmë Tirana ka një popullsi prej një milion banorësh dhe aktivitete duhet të ishin të shumëllojshme dhe të shtrira në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat