Për ty, o vendi ynë

Kultura

Për ty, o vendi ynë

Nga: Xhelal M.Hoxha Më: 23 prill 2021 Në ora: 11:24
Xhelal M.Hoxha

“Për ty, o zonjë e ranë!
Ti bukuri e rrallë,
që zbukuron ndritë dynjanë!
Perla margaritarë;
më je anë e mbanë!”...

Me ty e për ty;
E duam bashkë: Prishtinë e Tiranë!
Për ty, o vendi ynë;
Neve që na përtërinë...
Të duam ty, Kosovë;
të ribashkuar me Shqipërinë

Për bashkimin tënd
Neve duhet të punojmë, jetojmë e luftojmë!..
Ata që do të mbesin:
Ta gëzojnë, urojnë dhe gotat ti cakërrojnë, deri sa të vdesin!

Të jetojmë si njerëz apo
të vdesim?!...
Me shumë, e shumë shpresë,
ata që do mbesin, pa vesin...
Për ty, o zonjë e ranë!

Këto fjalë burojnë;
si, një krua i pastër,
e si një oqean...
Që aq shumë ju deshëm,
e do t'ju duam juve; sikur nënat që i dojnë:

djalin-vajzën e sajë!

Ju që dilni nga burimi i vendit tim: Sikurse në Radushë,

Dri, Mirushë, Lepec, Shkumbin, Bistricë, Bunë,Vjosë, Rugovë,

Pejë Deçan,Shkodër, Korçë
Prizren, Prishtinë e Tiranë!

"Kosovë, ti për neve je, babë
Shqipëri, ti na je, një nënë!"
me gurgullimë burime, perla e margaritarë:

Atmëmëdheu i tanë!

"Ti, mua që më ndritë
e më ngritë...
Ti mua më ngrinë e më shkrinë;
Bashkë me të gjithë,Shqipërinë!"

Ty që na shuan etjen,
e na jep frymëzim:
O vendi,
o toka,
o dielli,
o qielli,
o Flamuri jonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat