Me ninulla na shëndoshën nënat!

Kultura

Me ninulla na shëndoshën nënat!

Nga: Sami Arifi Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:29
Sami Arifi

Nina nëna na përkundi,

tik e tak në djep prej druri!

Ninullat n’fëmijëri nëna na i mësoi,

shtigjet e lirisë na i tregoi!

Nënat luftuan s’bashku me burra,

s’u nënshtruan as n’tortura!

Nuk u ndalën n’rrugë për t’qarë,

edhe kur burrat n’luftë ishin ndarë!

Bartën barrën për pleq e fëmijë,

me gjenocid e dhunë n’vështirësi!

Edhe se të mundura;

ato mbetën t’padorëzuar,

Qëndresë stoike kanë treguar!

Grat janë dhe mbetën shtylla e kombit e shtëpisë,

frymëzimi i mbarë shqiptarisë!

N’vështirësi treguan vehtën,

kombi ynë që ta gëzoi jetën!

Me ninulla nënat na kanë shëndosh,

robërinë popullit për t’ja vorros!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat