Për Ditën Ndërkombëtare të Librit

Kultura

Për Ditën Ndërkombëtare të Librit

Nga: Mehmetali Rexhepi Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:34
Mehmetali Rexhepi

Sot në Bibliotekën Ndër-rajonale "Fan S. Noli" në Gjilan, Ars Klubi "Beqir Musliu", bashkë-renduar me nxënës të Shkollës "Thimi Mitko", cikli i ultë, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit, organizuam përmes Sabit Rrustemit, shkrimtar, përkatësisht kryetar i Ars Klubit "Beqir Musliu", prof.Gjylshene Berisha dhe me përfaqësuesen e nxënësve, arsimtaren Valbonë Selimi një veprimtari simpatike me pjesëmarrjen e shkrimtarëve: Hysen Këqiku, Mehmetali Rexhepi, Albinë Idrizi(Sekretare e LSHK-s) dhe Nexhat Rexha.

Takimi ishte një bashkëbisedim i ndërsjell i nxënësve më shkrimtarët e lart-përmendur për librin si vlerë tejet e çmuar për brezat, për njohjen e trashëgimisë letrare të shkrimtarëve të trevës së Pellgut të Moravës, duke u përmendur me respekt emrat e shkrimtarëve në amshim, si dhe të gjallëve, të cilët vijojnë të begatojnë kulturën e shkrimit shqip, si:

Ali Huruglica, Zejnullah Halili, Beqir Musliu, Musa Ramadani, Rexhep Elmazi, Mirko Gashi, Ibrahim Kadriu, Ramadan Mehmeti, Shefik Shkodra, Mehmetali Rexhepi, Hysen Këqiku, Sabit Rrustemi, Nexhat Rexha, Albinë Idrizi, Aziz Mustafa, Xhevat Latifi, Ramadan Musliu, Alush Canaj, Avdush Canaj, Isak Ahmeti, Sarë Gjergji, Muhamet Halili...

Nxënësit shtruan një mori pyetjesh për shkrimtaren Albinë Idrizi, e cila iu dha përgjigje të gjitha pyetjeve të fëmijëve kureshtarë, me një gjuhë të shprehur qartë për përvojën e saj në krijimtarinë artistike... Gjithnjë u shtrua domosdoja e leximit si një nevojë shpirtërore e njohjes dhe vetë-njohjes, e ngritjes cilësore të intelektit njerëzor, të diturisë dhe fisnikërimit të shpirtit...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat