Buzëqeshja jote

Kultura

Buzëqeshja jote

Nga: Dibran Demaku Më: 26 prill 2021 Në ora: 21:27
Dibran Demaku

Kur vije

kur vije e lehtë si flutur si flutur
dhe thoje se jeta është e bukur

kur ikje një rrudhë të shtohej në ballë
dhe thoje se jeta është brengë e mall

tash kur nuk vjen as nga afër as nga larg
thua se jeta qenka veç ëndërr në varg...

Thënë më ke

thënë më ke kujdes me vargun
se çfarë ndjenë e se çfarë shkruan
ëndërr e shpirtit shpesh kalon pragun
s‘dihet kënd e vret e kënd e gjuan...

Buzëqeshja jote

as rrezja më ndrequese e diellit
nuk ngjanë me buzëqeshjen tënde
në përmasat e pa matura të qiellit
në shpirt ndez thërmiat e një ëndrre...


Zemra ka ftohtesi

maje malesh rri vjerrur hena
maje malesh gerrith lekuren qielli
maje deshirash lundron dhe vete endrra
ne kete nate pranvere- nate te ftohte prilli

dhe zemer e ngrohte brenda ka ftohtesi
mes endrres dhe deshires s'e gjen te vetreten
kilometra larg frymon nje dashuri
enderrimtarit nje virus i rrezikon jeten...

Dite e trisht prilli

mbremja bie pa perendim dielli
qielli mbetur ne erresire pa yje
ikur ka nje dite e trisht prilli
premtim e shprese tretur jane ne pyje

nje dite do te ik dhe une patjeter
si vale e shkumbezuar lumi
do mbesin vargjet e shkruara ne leter
dhe ca endrra te trishta gjumi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat