Vrasësit serial

Kultura

Vrasësit serial

Nga: Xhevdet Bajraj Më: 4 maj 2021 Në ora: 18:57
Xhevdet Bajraj

Natë okupimi

njerëzisht përzihet frika

qençe vdiset

qyteti shtrihet nën jorgan të zi

ëndrrën ndjell shpresën pjell

enigmë e ditës së re

Këta që vrasin janë engjëj

nën peshë mëkati mallkimi muti njerëzor

vrasës serial të ëndrrave

Mëngjesi vjen i veshur me të bardha

si balerinë plakë e dehur

mbledh pëllumbat e vrarë nëpër sheshe

Njerëzit zgjohen ngadalë

kush s’është pshurrur në gjumë

pshurret tani

"Emblemë e vdekjes", Fjala, Prishtinë, 1993

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat