Kujtime nga fëmijëria - Xha Bislimi

Kultura

Kujtime nga fëmijëria - Xha Bislimi

Nga: Dibran Demaku Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:55
Dibran Demaku

Ishim të vegjël krejt të vegjël.Luanim e argëtoheshim me lojërat tona fëmijëtore.Paradite shkonim në shkollë e pas dite ruanim bagëtitë dhe anasjelltas. Të rriturit merreshin me punët e tyre(kryesisht bujqësore)dhe ne fëmijët me punët tona fëmijërore.Jeta kalonte si një idil i bukur...

Diku nga fundi i vitit 1972,në fshatin tonë erdhi edhe televizori i parë.Atë e solli xha Bislimi(Demaku)i cili në atë kohë ishte si të thuash më i kamuri i fshatit.Ardhja e televizorit të parë në fshatin tonë ishte një sihariq i madh,sidomos për ne fëmijët e të rinjtë e fshatit.Ne fëmijët dhe të rinjtë e fshatit që tërë ditën merreshim me punët tona,mezi prisnim që të vinte mbrëmja dhe të shkonim në odën e Xha Bislimit që të shihnim emisione të ndryshme televizive. Edhe pse emisionet ishin në një gjuhë tjetër që ne fëmijët dhe të rinjtë e fshatit nuk e kuptonim fare,megjithate donim të shihnim si të thuash krejt programin që fillonte diku pas dite dhe vazhdonte deri diku nga mesi i natës.Xha Bislimi që mund të thuhet me gjithë gojën ishte shpirt njeriu na priste(pothuajse çdo mbrëmje në odën e tij,ku ne shihnim „bëmat“ e televizorit. Dhe asnjëherë,ama asnjëherë nuk e prishte paqen e tij shpirtërore kur ne si fëmijë dhe të rinjë që ishim edhe bënim ndonjë prapshti,por gjithmonë na priste dhe përcillte me një buzëqeshje të ëmbël shpirtërore.

Në mbrëmjen e fundvitit 1972,oda e Xha Bislimit ishte e tejmbushur jo vetëm nga ne fëmijët dhe të rinjtë e fshatit,por edhe nga pothuajse nga të gjithë bashkëfshatarët(baballarët dhe vëllezërit tanë më të rritur).Programi i viti të ri vazhdonte në ekranin e televizionit,ndërkaq në fytyrën e Xha Bislimit vërehej një lloj brenge e llojit të vetë. Dhe derisa ne shihnim me interesim gjithçka shfaqej në ekranin televiziv,Xha Bislimi më shumë merrej me ne duke na qerasur me biskota e llokume të ndryshme si dhe me lëngje,ndërkaq herë pas here shihte edhe nga ekrani televiziv,por me një lloj refuzimi të llojit të vetë...

Kur tashmë kishte kaluar gjysma e natës,dhe ne kishim hyrë në vitin e radhës që ishte viti 1973,derisa po na përcillte duke na dëshiruar natë të mirë,ashtu sikur të fliste me vetën e tij,nxori një ofshamë nga brendësia e tij me fjalët:-Mallkuar qofshin ata dhe gjithçka e tyre!(E kishte fjalën për ata që kishin bërë programin televiziv të natës së vitit të ri,i cili kishte përfunduar vetëm para pak çasteve.

Dhe gjithnjë sikur i drejtohej vetës së tij do të vazhdonte:-Ata(dhe gishtin do ta drejtonte lartë nga qielli kënduan e vallëzuan pothuajse në të gjitha gjuhët e nundshme e edhe në gjuhën gabelçe(e kishte fjalën për gjuhėn rome),por asnjë fjalë në gjuhën tonë!Edhe ky fakt na tregon se ata nuk na duan(ashtu siç nuk i duam as ne ata),por kam frikë se ky aparati që sollën djemtë e mij(e kishte fjalën për televizirin)do të na i helmojë rininë dhe fëmijët,duke nësuar gjuhën e tyre dhe duke harruar gjuhën tonë!...

Vetëm atëherë ne që po iknim nga konaku i tij do ta kuptonim brengën e Xha Bislimit dhe refuzimin e tij që ta shihte programin e televizionit.Dhe pas atij momenti edhe ne fëmijëve dhe të rinjëve të fshatit tonë sikur na u zhduk ajo kërshëria për të parë televizionin i cili nuk fliste në gjuhën tonë!...

(Vazhdon)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat