Gjysmanalfabetët në parlamentin e Kosovës

Kultura

Gjysmanalfabetët në parlamentin e Kosovës

Nga: Mr. Skënder R. Hoxha Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:31
Mr. Skënder R. Hoxha

Në një shkrim të deputetit të parlamentit të Kosovës, Armend Muja, pamë se deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, nuk di të shkruajë shqip, sidomos ka probleme me përdorimin e zanores –ë!

Ndërkaq që gabimet drejtshkrimore të këtij të fundit ishin vërejtur në Formularin Për Broshurën Parlamentare, ku përmenden shembuj që dëshmojnë se deputeti Tahiri vërtet nuk di të shkruaj shqip! E dhimbshme! E turpshme! Të mos dijë burri të shkruaj drejt emrin e vendlidjes: e shkruan Skenderajë në vend të Skënderaj (pra, dy gabime në një fjalë). Këtu të plotohet mendja se ky deputet nuk ka prirje as emrin e mbiemrin e vet t’i shkruaj drejt!?... Në këtë shkrim përmenden edhe fjalët e shkruara gabimisht, si: anglishtë (në vend të anglisht), përë (në vend të për), problemetë (në vend të problemet), arsimë (në vend të arsim), deputetë (në vend të deputet – kështu përdoret në numrin njëjës.) etj.

Prandaj, gabimet drejtshkrimore të sipërpërmendura janë të turpshme dhe nuk i lejohen një filloristi e lëre më një njeriu, sadopak, të “arsimuar” si ky, i cili, ndoshta, paska shkuar ndonjëherë deri në oborr apo korridore të Fakultetit ?!...

“O tempora o mores” do të thoshte një latin i vogël! Ja ku ka rënë Kosova dhe Parlamenti i saj – pyes unë, me habi, sot?

Me dhimbje të thellë, Mr. Skënder R. Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat