Plaga e lirisë

Kultura

Plaga e lirisë

Nga: Xhevrije Kurteshi Nimani Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:25
Xhevrije Kurteshi Nimani

Nuk ka plagë më të ëmbël

Se plaga për liri,

Thoshte ushtari trim

Derisa shokët i'a lidhnin plagën e betejave.

 

Nuk ka fashë më shërueshme,

Se shamia e nënës,

E fasulet e vashës sy shkruar

Lagur me lot malli.

 

Nuk ka liri më të shtrenjtë

Se vet liria e fituar,

Nga gjaku i bijave e bijave

Më të guximshme të kombit.

 

Nuk ka emër më të shenjtë

Se sa emri hero lirie,

Gdhendur në përjetësi

Faqeve të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat