Flakadanëve të lirisë!

Kultura

Flakadanëve të lirisë!

Nga: Sami ARIFI Më: 6 maj 2021 Në ora: 08:31
Sami Arifi

T’i përkujtojmë me poezi,

hejonjtë kombëtar n’përjetësi!

Ata ranë me flamuj n’dorë,

për liri e gjuhë arbëror!

 

Mos lejoni n’flakadan,

t’recitojnë njerëz që për komb s’janë!

N’flakadane dëshmorët ngjallen prap,

për atdhe ata dhanë gjak!

 

Ata që fare s’janë për atdhe,

kinse janë t’betuar për fe!...

Nuk dojnë gjuhë, heronjtë kombëtar,

as flamurin tonë shqiptar!

 

Me këtë flamur dykrenor,

n’përjetësi ranë t’gjithë dëshmorë!

 

Poezitë për flakadan,

duhet çojnë ujtë për vatan!

 

Mos t’recitojnë njerëz që bëjnë be,

në çdo hap shesin atdhe!

Flamujtë t’huaj i mbajnë në shtëpi,

me frymë t’shitur bëjnë poezi!

Që me lindje dojnë miqësi,

e sjellin n’shtëpi t’zezën Rusi!

 

Dëshmorët për atdhe që ranë,

t’i kujtojmë n’flakadan!

Për atdhe e gjuhë amtare,

ngjallen prap heronjtë nga varre!

 

Ata ranë n’përjetësi,

kombi ynë rritë t’ketë gjithnjë!

 

Organizator kujdes prore,

mos lejoni urrejtje vëllazërore!

Të tillë armiqtë tanë n’fe bëjnë be,

shesin kombin me atdhe!

 

Flakadanët e lirisë,

Madhështia e shqiptarisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat