(Pa)siguria

Kultura

(Pa)siguria

Nga: Arben Kurteshi Më: 7 maj 2021 Në ora: 08:56
Arben Kurteshi

Na ishte njëherë e një kohë një qen i madh i cili kishte dalur rreth malit për të shëtitur. Pas një kohe takoi ujkun i cili po kërkonte ushqim. Qeni me gjoksin e madh, krenar dhe kokëlart i tha ujkut, edhe unë jam sikur ti, i madh i zhvilluar por unë kam edhe luksoze të tjera, eja ta tregoj vendin, oborrin ku banoj dhe çka ha.

Ujku u bind dhe shkoi pas qenit deri te shtëpia e tij. Kur hynë në oborr ujku pa kasollen luksoze të qenit dhe para kasollës ishte një copë e madhe mishi i deles me kockë.

Kur u afruan te kasolla ujku pa zinxhirin e qenit , dhe kur deshi ta pyes qenin se për çka është ky zinxhir i vërejti qenit rrypin në qafë, e pyeti për çka mbanë rrip në qafë dhe për çka nevojitet zinxhiri? Kur qeni i tregoi ujkut, se zotëria mund ta lidhë atë kur të duan, ujku i tha qenit, jo, nuk dua të ha në pjatën tënde, dua të jem i zoti vetvetes dhe i lirë, dhe iku ? Edhe sot asaj dite ujku ende është duke ikur.

Kjo është siguria e gabuar, po të vdes zotëria i qenit, qeni do të mbetet rrugëve sepse nuk është i aftë për të siguruar ushqimin vet.

Këtë ndjenjë dhe siguri të rrejshme e të gabuar, e njeh vetëm shpirti i atyre, që kanë ngrënë në pjatën e një pushteti, që i ka lidhur kur ka dashtë; apo që vrapojnë prej një pjate të një pushteti te pjata e tjetrit pushtet, dhe prap aterojnë në hallkën e zinxhirit apo rrugëve, kur të do pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat