Arti i hershëm Krishterë dhe ai Islamik

Kultura

Arti i hershëm Krishterë dhe ai Islamik

Më: 8 maj 2021 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Ngjashmëritë më të mëdha midis artit islamik dhe atij krishterë gjendën në arkitekturë.

Këto dy tradita janë shumë të ndikuara nga arkitektura klasike dhe përdorin dritën si një element të rëndësishëm për të simbolizuar hyjninë.

Krishterët besojnë në një Zot, i cili shfaqet në tre persona: Tre Krijuesit – babai (zoti), djali (Jezu Krishti)  dhe shpirti i shenjtë. Ata besojnë se Jezusi është biri i zotit nga një nënë njerëzore, Virgjëresha Maria.

Me njohjen e fesë krishtere në vitin 313, krishterimi u përhap me shpejtësi gjatë shek. IV. Romakët e klasës së lartë si të arsimuar, u bashkuan me Kishën Krishtere dhe vendosën një strukturë organizative komplekse së bashku me ritualet komplekse.

Kisha përfshinte elemente arkitekturore ku një hapësirë e madhe shfrytëzohej për qëndrimin e njerëzve të cilët ende nuk ishin pagëzuar.

Ata u përkujdesën që përmes artit të vizuelizojnë idetë dhe tregimet e tyre më të rëndësishme.

Gjatë gjithë artit të krishterë mbizotërojnë dy tendenca të cilat janë përshkrimi dhe portreti.

Në të dyja rastet, veprat e artit marrin kuptim vetëm në lidhje me shikuesin, për të ruajtur njohuritë e tregimeve dhe besimeve të krishtera.

Përveç pikturave në artin krishterë bënin pjesë edhe skulpturat, artistët përdornin episode nga Bibla për të paraqitur ngjarjet e tyre në mënyrë artistike.

Skulptura e hershme krishtere para shekullit të katërt është edhe më e rrallë se piktura.

Në fenë islame për dallim nga feja krishtere ndalohet përshkrimi i formës njerëzore pasi që konsiderohet një mëkat kundër zotit, duke i dhënë kështu një rol të rëndësishëm kaligrafisë dhe elementeve arkitekturore.

Islami u ngrit në Arabinë e shekullit VII me themeluesin e saj Profetin Muhamed, u përhap duke përfshirë popuj dhe tradita të ndryshme kulturore, duke fituar territore dhe duke i konvertuar me shpejtësi të habitshme. Për këtë arsye islami absorboi dhe kombinoi shumë ide dhe teknika në art dhe arkitekturë.

Koncepti themelor ishte shmangja e imazheve figurative në artin islamik.

Do të thotë, ndikim vendimtar në artin islamik ka pasur religjioni i ri i cili ka ndaluar paraqitjen e figurave të personaliteteve në art në përgjithësi (pikturë, skulpturë) dhe kjo ka sjellë ornamentin si motiv shprehës në art.

Në vend të kësaj, artistët përdorën elemente përsëritëse me zbukurime jo figurative, dizajne gjeometrike, bimore të njohura si Arabeska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat