‘Nëna e zë vendin e cilitdo, por vendin e saj nuk e zë dot askush’

Kultura

‘Nëna e zë vendin e cilitdo, por vendin e saj nuk e zë dot askush’

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

E diela e dytë e muajit Maj, njihet botërisht si Dita e Nënës.

Për të shënuar këtë ditë, u sjellim disa nga thëniet më të njohura për nënën.

-Zemërmi i nënës është si bora e pranverës. Bie shumë, por shkrin shpejt.

-Nëna është ajo që mund të zërë vendin e kujtdo, por vendin e saj nuk mund ta zërë askush.

-Çdo mbretëreshe ka madhështinë e saj, por madhështia e nënës është mbi të gjitha mbretëreshat e botës.

-Nënë është fjala më e bukur në buzët e njerëzimit.

-Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i nënës, e as trëndafil më të bukur sesa thellësia e shpirtit të saj.

-Në këtë botë egoiste, vetëm nëna dëshiron të të shohë gjithmonë të lumtur.

-Një nënë shikon gjithçka, flet pak, sakrifikon çdo gjë , ankohet pak, jep shumë dhe pret pak. Gjithçka që ajo dëshiron është që fëmijët e saj të jenë të lumtur.

-Gjithçka që është e bukur te njeriu, është krijuar prej rrezeve të diellit dhe prej qumështit të nënës, dhe kjo na mbush me dashuri, përjetësisht.

-Dora që përkund djepin, është ajo që rrotullon fatin e njerëzisë, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën drejt horizonteve të ndritura ose të errta.

-Nëntë muaj je ushqyer nga gjaku i saj, ke marrë frymë nga oksigjeni i saj. Në hapat e para të jetës je mbajtur nga duart e saj… Mundohu që pjesën tjetër të jetës të bëhesh shkaku i lumturisë së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat