Mister i trishtë...

Kultura

Mister i trishtë...

Nga: Marjeta Shatro Rrapaj Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:26
Marjeta Shatro Rrapaj

Mister i trishtë...

Trishtimi është ulur në sytë e mi

dhe pikon lot malli

për ëndrrat e pajetuara

në kohën e barrierave

të stinës së vetmisë

pa asnjë yll orientues,

në përsëritje të vetvetes

rrethuar nga mure izolimi

mbushur me fjalët e pathëna

të gjuhës së nënvetëdijes

që projekton të panjohurën

sipas hartës së fatit

në gjeografinë e jetës...

 

Dialektika

Unë kam gjithmonë një tezë,

kurse ti më kundërshton me një antitezë,

së bashku bëjmë një sintezë,

ku analiza ime reale,për ty është racionale.

Logjika e mendimit të kulluar mohohet

prej kulmit të filozofisë me ide absolute dialektike

e nga mohimi i mohimit shpirtrat

do t'i kthejmë te vetvetja me triadën hegeliane,

ku kontraditat dhe uniteti i të kundërtave

janë burim i pashtershëm lëvizjeje e zhvillimi.

 

Sin of thought ...

Insomnia suffers from sexual hunger,

with kissing desires out of fashion

discordant heartbeat,

from the touches of forms

that complement each other

in the grip of darkness,

where souls are strongly connected

they snatch the pleasures

that grasp the universe

in the cadence of exclamations

of the folly of sin.

 

Mëkat mendimi...

Mundon pagjumësia prej urisë seksuale,

me dëshira puthjesh të dala mode ,

rrahje të çakorduara zemrash,

prej prekjeve të formave

që mbushin njëra-tjetrën

në pushtim errësire,

ku shpirtrat lidhen fort

e rrëmbejnë kënaqësitë

që rrokin universin

në kadencë pasthirrmash

të marrëzisë së mëkatit.

Sin of thought ...

 

Insomnia suffers from sexual hunger,

with kissing desires out of fashion

discordant heartbeat,

from the touches of forms

that complement each other

in the grip of darkness,

where souls are strongly connected

they snatch the pleasures

that grasp the universe

in the cadence of exclamations

of the folly of sin.

 

Mëkat mendimi...

Mundon pagjumësia prej urisë seksuale,

me dëshira puthjesh të dala mode ,

rrahje të çakorduara zemrash,

prej prekjeve të formave

që mbushin njëra-tjetrën

në pushtim errësire,

ku shpirtrat lidhen fort

e rrëmbejnë kënaqësitë

që rrokin universin

në kadencë pasthirrmash

të marrëzisë së mëkatit.

 

Jetojmë...

Jemi ende të rinj,

pasqyra të njëri-tjetrit,

sa të ndryshëm aq edhe të ngjashëm,

qeshim e qajmë plot harqe ylberesh,

varur qiellit të atdheut.

Në udhëtimin tonë

ecim rrugës së jetës,

pa zhurmë,pa sekrete,

duke rrjedhur mendimet

si det mirazhesh

në vargjet e ndjenjave

ku fshihen muzat

e kështu jetojmë

në kërkim të magjisë së tyre...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat