Pas votimeve nr 2

Kultura

Pas votimeve nr 2

Nga: Fatmir Lohja Më: 12 maj 2021 Në ora: 07:38
Fatmir Lohja
  • Do të mundohem t’i jap shpjegim pyetjes suaj,- i drejtohem Gimit, pas koncertit .-  Për të mos u merzitur, do të përdor arsyetimet e Sokratit, se e di që i njeh mirë. Me ndihmon mua, që ta nis, e  të pushoj, të bën  ty  më aktiv në arsyetim. Dakort !
  • Gjysëm dakort.
  • E pse?
  • Nuk më pelqen, që ju të jeni mësuesi,  dhe unë nxënësi,- qeshi Gimi me sinqeritet.
  •  Pyetja jote qe: “ A do të bëhet ndonjë herë ky vend!”
  • Po.
  • Pergjigjja e çastit qe, se brezi ynë nuk do ta shohë të bërë. Pse? Zoti Gim cilën shoqëri po ndërtojmë praktikisht?
  • Ekonominë tregut të lirë .
  • Cili është rëndi ekonomiko- shoqërorë aktual?
  • Kapitalizmi.
  • Zoti Gim, cila  klasë  i drejton shoqeritë në rende të ndryshme ekonomiko- shoqerore?
  •  Historia tregon se  komandimin e shoqerisë në skllavopranari e kanë pasur  skllavopronarët, në feudalizëm feudalët, në kapitalizëm kapitalistat , në komunizëm komunistat me testa partie bënin ligjin .
  • Pse deshtoi komunizmi?
  • Ku ta di unë!?
  • Sapo e pohove vetë .
  • Çfarë pohova?
  • Se komunistët respektonin teseren e partisë, dhe jo pronën private, që në kapitalizëm cilësohet e shejtë.
  • Je marrok i madh. Nuk e kam menduar në këtë mënyrë, por ti ke të drejtë.
  • U  listove  te  partitë e djathta.Pse?
  • Ti e di se ujë jam i djathtë.
  • Pse?
  • Gjyshërit e mi kanë qënë pasanik.
  • Sa prona ke sot ?
  • Asnjë. U shpërndanë me ligjin 7501.
  • Ju sapo miratuat një konkluzion të saktë politiko- ekonomik.
  • Çfarë thashë, të marrtë e mira !?
  • Se themelet e kapitalizmit, u vendosën me praktika   komuniste.Tani po të drejtoj pyetjen tjetër :” Rrokaqiellet e kapitalzimit, a kanë mundësi të qendrojnë në këmbë, mbi themelet e cekta të reformës agrare?”
  • Ti je marrok  i madh. Të bën çorap në mendim. Nuk ka mundësi të qendrojnë në këmbë. Dihet,  se   themelet, për  çdo objekt, hapen mbi   llogaritje të sakta   inxhinjerike. Pse me fute në këtë qorrsokak?
  • Për të hequr verbimin politik .
  • E çfarë më këshillon?
  • Të jeshë më i qetë në arsyetimet politike! Gëzuar!- dhe ndesha faqoret e rakisë, që Gimi të kuptonte, atë që pohoi vetë.
  • Profesor,a e ke konceptin se ku ndryshojnë të majtët nga të dajthtët ?
  • Dihet. Të djathtë janë të pasurit, të majtë janë morracakët.
  • Pak ashpër e përcaktove.
  •  A më ke thënë se , të djathtët ndajnë në mënyrë të parabartë pasurinë, ndërsa të majtët ndajnë në mënyrë të barabartë varfërinë?
  • Eshtë vertetë, se ta kam cituar shpesh  thënie nga nobelistët. Të jeshë i bindur, se nuk  jam aq i zgjuar,  sa t’i  nxjerr nga kaplloqja ime, konkluzionet  e koncentruara, - dhe  ngrita  faqoren në gojë  , për t’i dhënë kohë,  të mos merrte  flakë, për të na  prishur ndenjen e organizuar nga ai.
  •  Deri tani ramë daktort se kapitalizmin e drejtojnë kapitalistët,  të cilët janë të djathtë, se kanë shumë pasuri të tundshme, edhe  të patundshme.  Unë e ti jemi nëpunës shtetërore. Për të na ngritur pagat,e pensionet, duhen marrë tatimet e taksat nga kapitalistët. Kush e bën këtë marifet?
  • Të majtët, kjo dihet, se e pohuam mësipër,- ma kthen Gimi gjysëm i habitur.
  • Pse ju pedagogët e filoqylit     u rreshtuat në krah të djathtë?
  • Ne jemi pedagogë të fakultetit filologjik, mos e kalo masën!
  • Me fal. Më ka mbetur në kujtese nga  studentllëku . Filoqylsa  u thirrsnim  nga larg, sidomos  kur shoqeroheshit nga bukuroshet e kursit.
  • O kulim, a  e mban mend si ju thërrisnim   ju ekonomistëve?
  • Fatkeqësisht e mbaj mend.
  • A mund ta rikujtosh?
  • Po ta lë ty, të kënaqesh si dikur.
  • Njëqind studenët kanë  njëqind këmbë në fakultetin ekonomik. Gëzuar! Ta kam thënë se një të mirë të madhe ke. Nuk të mbetet hatri kur të thumbojnë,- dhe me Gimin tokëm faqoret.- Ti pse nuk mbështet të majtët?
  • Të njëjtat ëndërra si ti  shoh edhe unë .
  • E si ?
  • Tërë natën shoh ëndërra  duke administruar pronat e gjyshërve. Në mëngjes, me hap rreshtor shkoj në punë, për të marrë pagën, për të rritur kalamajt.
  • Pra?
  •  Me trashigimni dhe profesion , jam tërësisht i djathtë. Realiteti me la majtas.  Nga ky dyzim nuk dal fare në votime.
  • E pse i dyzuar?
  • Në gjykata kërkoj pronat e gjyshërve. Me sindikatat kërkoj ngritjen e pagave. Gimo, e di që të dua. Nuk mund te rri pa u shprehur ndershmërisht. Për mua, ka një fare paburrërie në veprimet tuaja.
  •  E cilat janë? – me pyet Gimi me vetulla të shtrenguara.
  • E kuptoj qëllimin e mirë tëndin, për të mbështetur ish studentin, dhe për të shitur librat tuaj, edhe të mitë. Ku arrite me këtë veprim? Deputet nuk doli asnjëri. Librat shkuan për ambalazhimin e byrëkeve me gjizë!? A ka më keq se kaq?
  • Ku qendron paburrëria ime?
  • Sëbashku me ty, e gjithë shoqërija jote, me mua në krye, nuk lamë zyrë të majtëve pa trokitur,  qe ti të   zgjidheshe dekan. Ti na zhgënjeve  duke u listuar te të djathtët. Besoj e kupton se sa të veshtirë do ta kemë kur të takoj miqtë e mi të majtë, që ndërhyra për t’u ngritur në detyrë zotnia jote?
  • Ta marrim edhe nga një këngë se më pëlqyen shumë të parat,- propozoi Gimi, për t’i bishtnuar përgjigjes.

Pastrova fytin  ,me raki ,  për të qënë gati për të mbajtur isofoninë.

                        ………….

Vazhdon

Fatmir Lohja

Tiranë,më 12.05.2021

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat