Shtrenjtë na kushtoi kjo histori

Kultura

Shtrenjtë na kushtoi kjo histori

Nga: Xhelal Hoxha Më: 15 maj 2021 Në ora: 10:57
Xhelal Hoxha

"Në histori, ndër vite e shekuj njerëzimi besuan:
në Tevrat, Zebur, Bibël e së fundmi edhe n'Kuran"...

"Pak pati-ka engjuj-(melaqe)
Shumë, më shumë pati, e ka djaj-(shejtan)"...

Shtrenjtë na kushtuan këto shpërfytyrime
Na kushtoi stërkeqje e me tjetërsime.
Herë n'xhami, herë n'teqe e herë n'kisha;
Ata gjenin dëfrim, e populli shikonte sehir...

Atë, gjysh e stërrgjysh besonin në mënyrë ndryshe...
Bijtë e nipat ato i vendosën në mëdyshje:
Për të mbuluar turpin, më pastaj, u bënë; Hoxhë e Haxhi
E prapa skene; mafioz, hafi, drogagji e dilingji!

Me para të pista blenë tituj, mbi tituj e stërtituj se ishin të pasur
E të bëmat ju dilnin në shesh
si mbi ujë del kungulli i kalbur
"Populli do të thoshte:
Ju doli qumështi mbi përshesh"...

Në Shtëpinë e zotit ulen në rendinë e parë...
Për të zbardhur fytyrën e zezë dhe mëkatet për t’i larë!

Kam frigë se vjen koha paralizohen duartë e këmbët
Kur të mëdhenjët hanë molla, të vegjëlve iu mpihen dhëmbët?!

Dhe që kahje të rrezikëshme do marrin këto histori
Barra më e rëndë bie mbi tonën shoqëri...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat